Showbiz

Niset drejt Shqipërisë për të sjellë 100 mijë dollarë, Bebe Rexha nuk harron të lumturojë fëmijët pas sekondave të tmerrit(FOTO)

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar ditën e djeshme se sëbashku me të atin e saj është nisur  drejt Shqipërisë.
Featured image of article: Niset drejt Shqipërisë për të sjellë 100 mijë dollarë, Bebe Rexha nuk harron të lumturojë fëmijët pas sekondave të tmerrit(FOTO) Bebe Rexha

TIRANË- Teksa  kanë kaluar 6 ditë nga tërmeti tragjik që përfshiu vendin tonë të martën e 26 nëntorit, ku vdiqën 51 njerëz dhe u plagosën 900 të tjerë akoma vijojnë lëkundjet dhe njerëzit ndihen të tmerruar.

Kanë qenë të shumtë “VIP”-at që kanë ndihmuar për banorët duke ju siguruar strehim dhe ushqim.

Ndonëse të gjithë kanë treguar se shkuan pranë të prekurëve nga tërmeti dhe i ndihmuan, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka zgjedhur që të vijë personalisht drejt  Shqipërisë për dhuruar paratë e saj në ndihmë  të banorëve shtëpitë e të cilëve janë rrënuar.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar ditën e djeshme se sëbashku me të atin e saj është nisur  drejt Shqipërisë.

Bebe do të dhurojë gati 100 mijë dollarë që ka mbledhur gjatë 5 ditëve dhe ka premtuar se me ato para do të ndërtojë një ose 2 shtëpi.

Teksa situata është kaq delikate, këngëtarja ka menduar edhe për fëmijët duke marrë me vete një valixhe të madhe me  ëmbëlsira, të vetmet gjëra me të cilat lumturohen dhe kënaqen kur i kanë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment