LIVE UPDATES
Politike

Ngërçi politik/ Kokëdhima: Filmin që na propozoni, e kemi parë, zoti Soreca

8 Prill 2019, 16:09 Nga DOSJA
Ngërçi politik/ Kokëdhima: Filmin që na propozoni, e kemi

TIRANË– Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima ka reaguar pas deklaratave të kreut të Delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili tha se palët duhet të ulen në dialog dhe të gjejnë urat e komunikimit.

Në reagimin e tij në Facebook, Kokëdhima i drejtohet Sorecës, duke u shprehur se nuk mund të gjendet kurrë zgjidhje,te dialogjet e kësaj qeverie vetëm me PD-LSI, pa përfshirjen e gjithë faktorëve të tjerë politikë e socialë të vendit.

Postimi i plotë i Koço Kokëdhimës

Kur takuam qeverinë, e ftuam atë të bisedonte me opozitën në lidhje me reformën zgjedhore. E ftuam qeverinë të krijojë këtë dialog dhe të merren masa në ato fusha që janë në kompetencë të tyre, për të parë që nuk kishte nevojë për ndryshime legjislative. Kjo do të thotë që reforma zgjedhore mund të kryhet edhe pa ndryshimet legjislative me anën e disa hapave nga ana e qeverisë. E kemi ftuar qeverinë të ndërmarrë këto hapa në atë fushë që ka të bëjë me shitblerjen e votave. Ka disa gjëra që mund të bëhen nga qeveria dhe këto janë gjërat që opozita ka kërkuar. Kjo iniciativë ka të bëjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, që disa mund të kërkojnë ndryshime legjislative, por disa të tjera mund të bëhen nga qeveria. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për dialog në çdo takim”. Këtë deklaratë të çuditshme e ka artikuluar ditën e sotme, vetë ambasadori i BE-së në Tiranë, zoti Luigi Soreca. Vini re me kujdes, se çfarë thotë në thelb ambasadori i nderuar: Qeveria mund të bëjë ca ndryshime në kuadër të Reformës Zgjedhore edhe pa patur nevojë për ndryshime ligjore. Zoti ambasador, ose nuk keni informacionin e duhur, ose jeni duke mbyllur sy e veshë, për atë që po ndodh realisht në Shqipëri. Nismës dhe më pas parashtrimit të një projekti të detajuar të partisë “Zgjidhja” për ndryshimin total të sistemit zgjedhor, tashmë i janë bashkuar njëzëri të gjithë faktorët politikë, shoqëria civile dhe veçanërisht qytetarët shqiptarë, me përjashtim të PS-së dhe PD-së. Rrugëzgjidhja e kësaj krize të rëndë, sipas parashtrimit të zotit Soreca, tashmë është një “film që e kemi parë” shumë herë deri sa e kemi mësuar të gjithë përmendësh, në këto 30 vite tranzicion. Arnimet e pjesshme të sistemit nëpërmjet tryezave dhe marrëveshjeve dypartiake, nuk arrijnë asgjë më shumë se zgjatjen në kohë të lëngimit të demokracisë dhe vendit. ‘Zgjidhja’ dhe gjithë shqiptarët e kanë tashmë të qartë, se kjo krizë e rëndë është njëkohësisht edhe një shans i madh që vendi ynë të hyjë përfundimisht në një epokë të re të demokracisë përfaqësuese. Pa një reformë rrënjësore, ligjore dhe kushtetuese, nuk bëjmë asgjë më shumë, përveçse i japim oksigjen edhe për një tranzicion të dytë të vendit kësaj qeverisjeje dhe partive të vjetra që janë përgjegjëse, jo vetëm për këtë krizë, por edhe për varfërinë dhe triumfin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nuk mund të gjendet kurrë zgjidhje, zoti Soreca, te dialogjet e kësaj qeverie vetëm me PD-LSI, pa përfshirjen e gjithë faktorëve të tjerë politikë e socialë të vendit. Kemi nevojë për liri, për reformim të kushtetutës dhe të zgjedhjeve, na duhet rivendosja e republikës dhe e sovranitetit të popullit, duhet të rrëzohet sundimi i marrëveshjes së partive të vjetra dhe të zëvendësohet me sundimin e ligjit.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koço kokëdhima luigi soreca koço kokëdhima luigi soreca

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet