LIVE UPDATES
Editorial

Nga Niçe te Nino, “suksesi” i garantuar i fushatës elektorale?

1 Prill 2021, 08:47 Nga DOSJA
Nga Niçe te Nino, “suksesi” i garantuar i fushatës

Fushata zgjedhore po hyn në një fazë interesante dhe aktorët politik në vend po përpiqen të paraqiten sa më joshës para elektoratit. Në kampin qeveritar nga K/ministri e deri tek kandidatët për deputet, janë rreshtuar para çadrave të vaksinimit për ta paraqitur këtë proces sikur ta kishin shpikur vetë vaksinën.

Madje K/ministri deklaroi se nëse nuk do të fitonte mandatin e tretë, procesi i vaksinimit apo i rindërtimit nuk do të  vazhdonte?! Po të llogaritësh orët që K/ministri shfaqet nga TV-të kombëtare teksa pret vaksinat në aeroport ose pas çdo injektimi, me siguri janë shumë më tepër edhe sesa daljet e shkencëtarit turk Ugur Sahin që shpiku vaksinën Pfizer-Biontech.

Në kampin opozitar, për të mbushur gropën mediatike të televizioneve kombëtare që i shërbejnë haptazi propagandës qeveritare, po përdoren rrjetet sociale dhe grumbullimet entuziaste të militantëve.

Lideri i opozitës Basha e ka bazuar fushatën në premtime konkrete si rritje pagash e pensionesh, ndërsa K/ministri Rama në mungesë të një bilanci pozitiv qeverisës krahas denigrimit edhe me sulme personale ndaj aktorëve të  opozitës, po e fryn edhe më tepër administratën shtetërore  para zgjedhjeve duke e çuar në plot 182 000.

Ky kontigjent shtesë po rekrutohet në administratë për të futur ca militantë më tepër, që do përkthehet në vota për “Qeverinë Rama”. Kjo tepricë të punësuarish në administratë më kujtoi një anekdodë nga Egjipti i viteve 50-të… punonjësit e administratës që punonin, përpiqeshin të mos bënin zhurmë që mos të zgjonin punonjësit e tjerë që gjatë orarit të punës po flinin”.

Në fakt, ngjarja është reale. Qeveria Egjyptiane për të ulur numrin e të papunëve dhe pasojat e recensionit të pasluftës, vendosi të punësojë në administratën shtetërore një numër shumë të madh punonjësish. Kuptohet që ky kontigjent në shumicën e kohës vinte verdallë kot, ose dremiste gjatë orarit të punës. Kështuqë ata që punonin, përpiqeshin të mos zgjonin kontigjentin shtesë që po flinte.

Gjuha e urrejtjes ndaj kundërshtarit politik, do të stimulojë një përplasje militantësh me pasoja të pa parashikuara. Dy episode më kanë bërë përshtypje tek gjuha denigruese e K/ministrit : Ludoviku për Tomor Alizotin dhe lolo për profesorin e urtë Agron Gjekmarkaj.

Ludovikun e ka huazuar nga një personazh “negativ” i Kinostudios “Shqipëria e Re” të komunizmit, ndërsa te fyerja lolo do të ndalem pak. Dua t’i kujtoj K/ministrit se për fjalën lolo ose klloun që janë e njëjta gjë, z.Rama denoncoi për fyerje gazetarin Ylli Rakipi. Madje ende janë në proces gjyqësor.

Por a do të kemi në këtë fushatë “asin” nën mëngë, apo thënë ndryshe banditët që blejnë vota si në zgjedhjet e 2017-ës? Në ato zgjedhje, partnerët gjermanë që po përgjonin një bandë trafikantësh, u habitën teksa dëgjuan që Niçe, jo filozofi i teorisë së supernjeriut, por “filozofi” i pluhurit të bardhë të njëjtë në ngjyrë me atë të akullores, po mblidhte vota për llogari të kryebashkiakut të Durrësit që me krenari deklaronte se është i pastër si vetë akullorja.

Përplasja e dhunshme e Elbasanit ku protagonist këtë radhe ishte Nino, na bën të dyshojmë se episode të tilla do të përsëriten edhe ditën e zgjedhjeve. A do të jenë këto zgjedhje një vazhdim i traditës nga Niçe dje te Nino sot?

p.s.  Gëzuar 1 Prillin, ditën e gënjeshtrave! Sot të gjithë mund të gënjejnë me përjashtim të politikanëve. Pse? Epo politikanët kanë në dispozicion 364 ditë të vitit!

Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial editorial nga ilir gjini ilir gjini zgjedhjet 25 prill 2021 editorial nga ilir gjini ilir gjini zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Editorial 28 Mars 2021, 10:24

The Economist: Mosshlyerja e borxheve

ZAMBIA– Borxhi i Zambisë është një nga borxhet me rritje të shpejtë në Afrikë. Kina është një kreditor i madh. Disa histori po qarkullojnë mbi Kinën duke marrë ...

Editorial 28 Mars 2021, 09:02

Duhet të mësojmë nga SHBA

Plot nëntë muaj nuk kam qenë në Gjermani. Në fillim të verës së vitit 2020, vendosa të shkoj në SHBA dhe të raportoj për Deutsche Welle-n për zgjedhjet. Disa nu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet