LIVE UPDATES
Insights

Nga Lenini tek Makron, kufijtë e pedagogjisë në politikë

9 Mars 2019, 15:21 Nga DOSJA
Nga Lenini tek Makron, kufijtë e pedagogjisë në politikë

Është një fjali, që e ka dëgjuar çdo vëzhgues i politikës franceze:Ne kemi nevojë për “pedagogji”. I njëjti udhëzim, përsëritet nga presidenti në president, nga ministria në ministri. Në pamje të parë, arsyeja është e qartë. Për të qartësuar si duhet qëllimet e politikave, për të shpjeguar se pse dhe si ndërmerren masat, dhe për të këmbëngulur në përfitimet dhe rëndësinë e tyre, kjo është më e pakta që mund të bëjnë politikanët.

Tek e fundit, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar sukses. Ose kështu na është thënë.

Sepse pas çdo dështimi, gabimi i atribuohet gjithmonë një “mungesë pedagogjie”. Nëse gjerat nuk funksionojnë, kjo ndodh sepse nuk kemi qenë në gjendje t’i shpjegojmë si duhet!

Megjithatë, deklarata të tilla bazohen në një keqkuptim të thellë rreth natyrës së pedagogjisë, në njërën anë, dhe të politikës në një demokraci nga ana tjetër. Pedagogu është një figurë thelbësore, por gjithsesi një figurë modeste. Roli i tij ose i saj, është të orientojë njerëzit drejt njohurisë, dhe jo ta prodhojë atë.

Pedagogu udhëheq, siguron qasje, lehtëson rrugën për atë që tashmë ekziston. Vetë emri i tij nuk do të thotë asgjë tjetër. Fjala pedagog, fillimisht i referohet personit që transporton (agogein, në greqishten e lashtë) fëmijët (paidoi) në shkollë. Pedagogu shoqëron, asgjë më shumë.

Është një rol modest, por vendimtar për të gjithë ata që janë fëmijë (në lidhje me njohuritë), çka do të thotë, në një moment ose tjetrin, me të gjithë ne. Ai na hap derën drejt të vërtetave shkencore dhe disiplina tashmë ekzistuese, na njeh me metoda dhe na jep çelësat e përdorimit të tyre.

Pedagogu na bën të zbulojmë trashëgiminë letrare, estetike ose konceptuale, dhe të dimë se si ta bëjmë atë të dashur. Kjo është e një rëndësie të madhe. Por kjo nuk ka të bëjë aspak me “pedagogjinë” , që përmendin vazhdimisht politikanët. Sepse një Republikë nuk ka fëmijë, por vetëm qytetarë.

Një politikë edhe pse e shpjeguar mirë, mund të refuzohet gjithmonë. Masat që janë shpjeguar dhe argumentuar në mënyrë të përkryer, mund të çojnë në mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Gjithkush bie dakord, se është e dëshirueshme të shmangen keqkuptimet dhe keqinterpretimet. Por në politikë, asnjë pedagogji, pa marrë parasysh sa e mirë zbatuar eshte, nuk mund të kapërcejë kundërshtitë dhe tensionet.

Për shkak se këto të fundit, janë kaq të qenësishme për shumësinë e projekteve dhe konkurrencën e tyre. Prandaj, të shpresosh të fitosh me anë të pedagogjisë, është një mirazh. Presidenti francez, Emanuel Makron, ka nisur një debat të madh mbarëkombëtar, në përgjigje të protestave të gjata të Jelekëverdhëve.

Por, ndërsa ajo është reklamuar si një mundësi që qeveria të dëgjojë qytetarët, e përditshmja “Libération” raportoi javën e kaluar se disa e shohin rrezikun që takimet publike, të shndërrohen në një përpjekje tjetër për “pedagogjinë qeveritare”. Në rrënjë të këtij iluzioni, është konfuzioni midis të vërtetave politike dhe matematikore.

Është e gabuar, që ato të mendohen si analoge. Supozohet se ashtu si të vërtetat shkencore, edhe të vërtetat politike – ato që shpjegohen mirë – thjesht nuk mund të mos arrijnë të bindin të gjithë. Është ky konfuzion që e bëri Leninin të thotë:”Doktrina marksiste është e gjithëfuqishme, sepse është e vërtetë”.

Duke ndjekur hapat e tij, aktivistja komuniste Roza Luksemburg shpalli me guxim:”Nëse do ta dinin që të gjithë, regjimi kapitalist nuk do të zgjaste më shumë se 24 orë!”. Ndoshta e njëjta gjë, mund të thuhet edhe për komunizmin. Por ajo që ka më shumë rëndësi, është paragjykimi i mëposhtëm:Pasi të mësohet dhe zbulohet e vërteta e vetme… të gjithë duhet të pajtohen në mënyrë të pashmangshme me të.

Në përgjithësi, kjo është e vërtetë për të vërtetat shkencore, por jo për vendimet politike! Këto të fundit janë hipoteza të besueshme, dhe jo deklarata universale. Projektet politike, janë propozime për t’u zbatuar, dhe jo teorema për t’u demonstruar. Për çdo projekt, ka zgjedhje të tjera të mundshme që konkurrojnë me njëra-tjetrin.

Të vërtetat e dijes, mund të presin dhe të arrijnë një konsensus. Ato politike, sipas përkufizimit, i nënshtrohen mosmarrëveshjeve të thella dhe përplasjeve të pafundme – në demokraci më shumë se sa në çdo sistem tjetër. Një shpjegimi i mirë, nuk do të thotë se është domosdoshmërisht bindës. Justifikimi i zgjedhjes suaj, nuk është i njëjtë me mbështetjen e fituesit.

Kjo është arsyeja pse pedagogjia në politikë, është deri diku iluzore. Megjithatë, kjo nuk është arsye për të arritur në përfundimin, se ajo është e panevojshme. Përkundrazi. Nëse nuk krijon marrëveshje, kjo na jep mundësi ta dimë sa më saktë që është e mundur, se mbi çfarë kemi mosmarrëveshje, dhe mbi çfarë njerëzit po kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Do të ishte e gabuar, të nënvlerësohej dobia e një qartësimi stë tillë. Në këtë kuptim, virtyti i saj, është më i madh se sa e mendojmë. Sepse sa më mirë ta dimë se çfarë na ndan, aq më të qarta janë konfliktet tona, dhe akoma më shumë mund të përfitojnë debatet mbi demokracinë, në transparencë, mprehtësi dhe qartësi.

Pajtimi mbi mosmarrëveshjet tona, është merita reale e pedagogjisë së mirë. Për shkak se demokracia nuk ka të bëjë me çrrënjosjen e dallimeve. Qëllimi i saj nuk është të qetësojë konfliktet. Përkundrazi, ajo përpiqet që ato të bashkëjetojnë, për të rregulluar përplasjet.

“Les Echos”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione emannuel macron jelekverdhet ne france protesta ne paris protestat ne france emannuel macron jelekverdhet ne france protesta ne paris protestat ne france

Sondazh

Poll
Insights 9 Mars 2019, 14:17

Burrat, 8 marsi +364 ditë

Në ditën e djeshme, veç debatit të modës tashmë festë/protestë, shumë vëmendje morën dhe burrat, meshkujt sikurse çdo vit në këtë datë. Është...

Insights 9 Mars 2019, 12:30

Elisa për Don Kishotin, fajin e ka Saliu

Elisa Spiropali nuk ka faj. Po të analizosh kontekstin e analizës letrare që i bëri personazhit të Don Kishotit, del fare e pafajshme. Ka disa studiues shqiptar...

Insights 8 Mars 2019, 19:39

In memoriam për gratë e kampit të Tepelenës

Atë ditë shkova të takoja nënën si çdo fundjavë. Ka kohë që është në shtrat e s’mund të lëvizë më.E përshëndeta si zakonisht dhe e pyeta për ato që një i...

Insights 8 Mars 2019, 08:55

Gomat e djegura përballë hashashit

Djegia e gomave ne protesten e opozites nga banoret e unazes se re, ia paskan prish imazhin Shqiperise!!!! E per ta rregulluar kete imazh te demtuar ne arenen n...

Insights 8 Mars 2019, 06:23

Dilema e një nëne

Neser perseri do zgjohem me idete e mbremjes, per nje dite me te mire per femijet e mi, per buzeqeshje me shume , per trishtim me pak. Zgjohem me kete ide dhe d...

Insights 7 Mars 2019, 16:32

Djegja e madateve, Europa fitohet në Tiranë

TIRANË- Edhe sot ndërkombëtarët i kanë përplasur opozitës në fytyrë akuzën se po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Me gojën e drejtorit të saj për zgj...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet