Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në ditën e djeshme, veç debatit të modës tashmë festë/protestë, shumë vëmendje morën dhe burrat, meshkujt sikurse çdo vit në këtë datë. Është më se e drejtë dhe obligim shoqëror të dënojmë haptas dhunën, kriminalitetin, çrregullimet sjellore me pasoja të tmerrshme, dhe fjalët dhe rebelimet e të gjitha formave janë gjithnjë të mirëshpenzuara.
Por unë kisha dëshirë të ndalesha pak dhe tek ata burra që nuk janë as dhunues, as kriminelë, as keqtrajtues aktivë verbalë..që përkundrazi kanë vlera karakteriale, etike dhe morale me të cilat pasurojnë shoqërinë dhe vetveten..punojnë fort dhe rropaten për t’u siguruar që të afërmve, prindërve, gruas apo fëmijëve mos t’u mungojë asgjë… dhe nuk janë aspak “të këqij” në thelbin e tyre, aspak..por kanë një mungesë të theksuar në komunikim, që megjithëse krahasuar me të gjithë veprat dhe faktet mund të duket e vogël në realitet është kaq e madhe sa të shkaktojë dëme të mëdha.
Për ata burra që megjithëse na duan, e kanë të pamundur mos të na plasin shpirtin..Meshkujt, burrat, çunat e kësaj shoqërie duket sikur vuajnë nga një paaftësi e vazhdueshme për të shprehur ndjenja, emocione, vlerësime, lavdërime, njohje të veprës së mirë dhe të vlerës së gruas, femrës, partneres.
Diku në manuale psikologjike Alexitimia përshkruhet si emërtimi i paaftësisë për të verbalizuar emocionet e çfarëdollojshme, negative apo pozitive, pra diçka përtej asaj që duhet të jetë normaliteti.
Që këtu mbërrijmë te fakti që dhe femra më pak e keqtrajtuar në botë, madje me fatin e një mashkulli me virtyte në krah, nuk arrin dot asnjëherë të ndihet as e vlerësuar dhe as e përkëdhelur. Mund të spekulojmë shumë mbi sa mënyra të tjera ka për ta treguar respektin dhe dashurinë e sa më të vlefshme janë ato në krahasim me fjalët të cilat janë sipërfaqësore. JO! Nuk është kështu. Fjala, dhe verbalizimi i vazhdueshëm i së mirës ka peshën e vet që nuk është aspak e papërfillshme, përkundrazi, jashtëzakonisht e DOMOSDOSHME. Vlerësimi duhet të shprehet. Gjithmonë dhe kujtdo, po sidomos në marrëdhënien mashkull-femër, aty ku fundja mungon më shumë. Emocioni duhet shprehur, dhe nuk të bën më të dobët, përkundrazi më të fortin e të kompleksuarve të këtij lloji. Dashuria duhet shprehur, patjetër patjetër, dhe as rrallë e për mall por shpesh, shumë shpesh.
Dëgjoheshin dje femra që akuzonin meshkuj pse nuk morën asnjë mimozë..asnjë fjalë të bukur..dhe “argumentat” e më të zgjuarve prej tyre duke përfshirë përgjigjen që mora dhe vetë ishin: unë copëtohem 364 ditët e tjera për ty, mendoj se është mjaftueshëm, ç’rëndësi ka a të urova sot.. Dhe në këtë rast, replika do të ishte..vërtet..po fjalët e ngrohta dhe dashurinë e verbalizuar nuk e ke as 364 ditët në fjalë..dhe sot për 8 mars gjeta rastin të ta them, meqë as soot nuk e sforcove pak atë veten specifikisht për këtë..
Një gazetare me humor pyeste disa burra të moshuar në park: urove sot gruan apo të dashurën? Shumica e tyre u përgjigjën asnjërën, pasi sigurisht edhe në këtë rast paaftësia për t’u shprehur është gjithëpërfshirëse..si gruaja, e dashura, nëna, motra, vajza..nuk njeh as diskriminime të tilla..ndaj dhe këto drama thellohen..Një tjetër argument i shpeshtë i tyre është që ata që flasin janë lajkatarët, mashtruesit, ordinerët që kanë qëllime të dyta, ose palaço jo seriozë. Jo ore jo, ka një ndryshim te madh mes lajkës së tepruar dhe vlerësimit dhe dashurisë reale të shprehur. Po aq të dukshme sa të prekshme. Na e lini ne në dorë ta bëjmë atë diferencë se për aq jemi të zgjuara vetë. Fjala e ngrohtë nuk është kurrë e tepërt dhe shkakton pasoja vetëm pozitive për të gjithë mirëqenien psikofizike, përveçse një reagim zinxhir përmirësimi humori dhe komunikimi në çift, në grup, në shoqëri e kudo. Një femër e përmbushur mund vetëm të dhuroje mirësi, përkujdesje e kontribute pozitive për botën që e rrethon. Përkundrazi një femër e pa përmbushur dhe në qoftë karakterialisht rastësisht e ëmbël me kohen do të tkurret, ashpërsohet, frustrohet, shterposet…reduktojë produktivitetin e gjithfarëllojshëm kudo.
Një kategori me të cilën kam dëshirë të merrem janë burrat që përgjërohen pas femrave keqtrajtuese, aspak gojëmbël, nënshtruese, që ju interesojnë vetëm aspektet sipërfaqësore e materiale të jetës dhe vetëm thelbi i gjithçkaje nuk ju ka interesuar kurrë. Çuditërisht këto “simotrat” tona seç kanë dhe një veçanti karakteriale, që konsiston në aftësinë për t’i bërë meshkujt të ndihen të paaftë dhe të pavlerë sa më shumë ata të copëtohen. Ky model indukton te ta një kompleks për të qenë më i zotë, më i pasur, më i denjë..dhe një mungesë objektiviteti për të dalluar femrën e mirë, shpirtërore, konstruktive të painteresuar. Ohh, sa çudi. Sa çudi që ndihen bosh këta me kalimin e kohës. Cila të jetë vallë origjina e kësaj thatësire..sa e pagjetshme ee..këtyre nuk di a t’u uroj ndriçim a t’iu them mirë t’u bëhet. Kështu pra, askush nuk ka të mira nëse ftoh zemrën e femrës dhe e bën femrën e palumtur. Nuk përfiton as ai vetë, as familja dhe as shoqëria. Ndaj dhe replika e ditës post e donte dhe këtë minirevolte krahas protestave për çështjet më akute dhe serioze, ndonëse jo më pak e rëndësishme. Na flisni pra, na i thoni gjërat e bukura kur e meritojmë se na lodhët.
Na i thoni në 5 mars apo në 12 maj nëse nuk doni fiks në 8 mars. E le të shërbejë 8 marsi si rast për t’iu kujtuar çfarë na mungon se s’ka ndonjë gabim të madh në këtë mes. Duam dashuri, nuk duam luks. Ne që e meritojmë, që mos t’i fusim të gjitha në një thes. Investoni për shumë të mira po dhe kuptoni që edhe sikur në një pikëpamje egoiste, është dhe investim për mirëqenien tuaj në radhë të parë. Gëzuar pra post protestën, festë e përditshme për ne!
Marrë nga Mapo
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Elisa Spiropali nuk ka faj. Po të analizosh kontekstin e analizës letrare që i bëri personazhit të Don Kishotit, del fare e pafajshme. Ka disa studiues shqiptar...
Atë ditë shkova të takoja nënën si çdo fundjavë. Ka kohë që është në shtrat e s’mund të lëvizë më.E përshëndeta si zakonisht dhe e pyeta për ato që një i...
Ashtu siç pritej, pas vendimit të opozitës shqiptare për të lënë mandatet, pasi nuk mund të bëjë më fasadën e një diktature me fytyrë demokratike, eurobu...
Ditën e shtunë më 2 Mars u zgjova herët në mëngjes në shtëpinë time në Otavë dhe për habinë e papritshmërinë më të çuditshme marr një mesazh elektronik t...
Djegia e gomave ne protesten e opozites nga banoret e unazes se re, ia paskan prish imazhin Shqiperise!!!! E per ta rregulluar kete imazh te demtuar ne arenen n...
Neser perseri do zgjohem me idete e mbremjes, per nje dite me te mire per femijet e mi, per buzeqeshje me shume , per trishtim me pak. Zgjohem me kete ide dhe d...
TIRANË- Edhe sot ndërkombëtarët i kanë përplasur opozitës në fytyrë akuzën se po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Me gojën e drejtorit të saj për zgj...
TIRANË– Ditën e sotme krerët e partivë opozitare zhvilluan një takim me drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian ...
Alice Elizabeth Taylor nuk mund të ndalohet të jetojë në Shqipëri. Ajo është një blogere që punon për shtypin rus nga Shqipëria, e punësuar po ashtu në një port...
#Na paska dhënë dorëheqjen Petrit Fusha, ish-shefi i Prokurorisë së akuzës në Tiranë ose thënë ndryshe ish-besniku i Adriatik Llallës! Iku duke dhënë dorëheqje,...