Aktualitet

Të shtënat me armë në Shkodër/ Policia jep detaje: Drejtuesi i automjetit nuk iu bind urdhrit të Policisë! Gjatë ndjekjes pasagjeri qëlloi në ajër

Gjatë ndjekjes, pasagjeri në këtë automjet ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe është larguar. Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet.

9 Mars 2026, 16:11 Nga E. D
Të shtënat me armë në Shkodër/ Policia jep detaje:
foto ilustruese

SHKODËR- Policia ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë në Shkodër. Blutë bëjnë me dije se gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin dy persona, me qëllim kryerjen e kontrolleve, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Gjatë ndjekjes, pasagjeri në këtë automjet ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe është larguar. Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet. Sakaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit. Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit./Dosja.al

policia shkoder

Sondazh

Poll