Aktualitet

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Policia ka sekuestruar automjetin dhe celularin e të arrestuarit. 

9 Mars 2026, 16:03 Nga E.d
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet
Foto ilustruse

GJIROKASTRA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 23-vjeçar në  qytetin e Gjirokastrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë.

Policia ka sekuestruar automjetin dhe celularin e të arrestuarit.  Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur "Ura e Glinës", duke transportuar me automjet tip "Volkswagen", 5 emigrantë.

Njoftimi i policisë 

DVKM Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar "Tranzit".  U kap në vendin e quajtur "Ura e Glinës", duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, 5 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë, arrestohet 23-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe celulari i të arrestuarit. Në vijim të kontrolleve dhe hetimeve, të kryera me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga vendet MENA, që synojnë të kalojnë në shtetet e BE-së, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë së Kufirit të Gjelbër, Kakavije, finalizuan operacionin e koduar "Tranzit".

Gjatë operacionit, u arrestua shtetasi F. D., 23 vjeç, banues në Durrës. Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur "Ura e Glinës", duke transportuar me automjet tip "Volkswagen", 5 emigrantë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

23-vjeçar gjirokastër emigrantë

Sondazh

Poll