Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi! G7 diskuton hedhjen në treg të rezervave strategjike
Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë kaluar pragun e 100 dollarëve për fuçi, duke u rritur me mbi 25% brenda p...
Sipas njoftimit të Prokurorisë, për këtë çështje janë marrë të pandehur 9 persona.
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Sipas njoftimit të Prokurorisë, për këtë çështje janë marrë të pandehur 9 persona. Nga hetimet e kryera rezulton se në zonën e Ranës së Hedhun është lejuar ndërtimi pa leje i një kompleksi dhe më pas ai është legalizuar në kundërshtim me ligjin.
Tre ish-drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentian Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani, akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Dy ish-drejtuesit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj e Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka, poashtu për të njejtën arsye.
Ndërtuesi Pjetër Tuçi, është marrë si i pandehur për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe dy inxhinierët e ndërtimit, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.
Referuar dosjes së procedimit penal nr. 135 të vitit 2025, të hetuar nga prokurorja Iva Harka, është arritur të provohet se 9 personat kanë konsumuar elementë të veprave penale dhe tashmë do të jetë gjyqtari i seancës paraprake, Lirim Bulica, i cili do të vendosë për kalimin ose jo të kësaj çështjeje për gjykim./Dosja.al
Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë kaluar pragun e 100 dollarëve për fuçi, duke u rritur me mbi 25% brenda p...
Banorët e qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Tiranë e në Durrës, shpenzojnë shumë kohë, por edhe karburant n...
Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh që jetojnë në Itali, pas rumunëve. Sipas të dhënave të Eur...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si...
Astrit Kalaja TIRANË- Familja e Astrit Kalasë, vrarë në gjykatën e apelit në Tiranë kërkon që shteti ta ...
TIRANË- Edhe dënimi në mungesë për vjedhjen e një celulari mund të çojë drejt ekstradimit në Shqipëri...
Në orën 16:30 përfundon orarin e punës. Rreth orës 17:30 duhet ta shërbejë darkën e iftarit në tavolinë. At...
Dita Ndërkombëtare e Gruas thekson nevojën për përshpejtimin e reformave që u mundësojnë grave të përfitojn&...
KOSOVË- Me thirrjet "Marshojmë, s'festojmë. Njëra-tjetrën ne e mbrojmë", një grup i personave protestuan të dielë...
Policia e Durresit DURRËS- Dy të reja nga Brazili janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni. ...