Aktualitet

Çfarë ndodhi në Shkodër? Të shtëna me armë gjatë operacionit policor, personi në kërkim qëllon në ajër dhe... 

Bëhet me dije se personi në fjalë ka qëlluar në ajër në momentin kur efekivët kanë qenë në ndjekie dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

9 Mars 2026, 16:02 Nga E. D

Çfarë ndodhi në Shkodër? Të shtëna me

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në lagjen Kiras në Shkodër teksa policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një personi të cilësuar me rrezikshmëri të lartë.

Bëhet me dije se personi në fjalë ka qëlluar në ajër në momentin kur efekivët kanë qenë në ndjekie dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B.B, i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale. Sakaq, dhjetra forca policia kanë mbërritur në vendngjarje duke rrethuar zonën, ndërsa operacioni vijon./Dosja.al

te shtena me arme zjarri ne shkoder

Sondazh

Poll