Aktualitet

SPAK zbardhi 2 atentate mafioze në Vlorë, lihen në burg Flodian Plaku dhe ish-polici Rezart Kuçi (Urdhër-arrestet)

 Bëhet fjalë për vrasjen e Gentjan Qarrit më 6 shkurt dhe ekzekutimin e Bledar Birçajt më 10 mars të vitit 2021.

9 Mars 2026, 14:26 Nga D.S

SPAK zbardhi 2 atentate mafioze në Vlorë, lihen në burg Flodian

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Flodian Plaku dhe ish-shefin e krimeve Rezart Kuçi. Bëhet fjalë për vrasjen e Gentjan Qarrit më 6 shkurt dhe ekzekutimin e Bledar Birçajt më 10 mars të vitit 2021.

SPAK zbardhi dy atentate mafioze të ndodhura pesë vite më parë në Vlorë. Sipas hetimeve dyshohet se pas këtyre ngjarjeve qëndron një grup kriminal i lidhur me Inez Hajrullën, një emër i njohur për autoritetet në Vlorë. Hajrulla, një figurë me ndikim në botën e krimit në Vlorë, ka qenë më herët edhe vetë objektiv i disa atentateve, nga të cilat ka arritur të mbijetojë.

URDHËR-ARRESTET:

Inez Hajrulla (kërkim)

Ervis Matodashaj (kërkim)

Flodian Plaku (ekzekutuar në burg) 

Rezart Kuçi (ekzekutuar masa)

Hamëz Demushi (ekzekutuar masa në Zvicër)

Mendu Duka (në kërkim)

Arben Memishaj (në kërkim)

Argest Xhezani (në kërkim)/Dosja.al

 

gentjan qarri flodian plaku rezart kuçi

Sondazh

Poll