9 Mars 2026, 15:03
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- SPAK në raportin e tij vjetor për vitin 2025, ka evidentuar 10 sfida që kërkojnë ndryshime ligjore. Sipas raportit retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit, si dhe mund të shërbejë edhe si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar.
SPAK thotë se nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj, do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës.
Prokuroria e Posaçme thekson se ka nevojë për bashkëpunimi me institucionet publike. Mungesa e këshilltarëve ligjorë me përvojë krijon vështirësi në cilësinë e hetimeve dhe ndjekjes së çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas raportit, ngritja e një strukture të specializuar për mbështetjen e hetimeve komplekse, matjet e riskut dhe raportimet kombëtare dhe ndërkombëtare vazhdon të mbetet sfidë. SPAK vëren se mungesa e kompetencës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja mbetet problematike dhe ndikon vijimësinë e hetimeve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në fund, raporti vëren se edhe pse ka përmirësime në bashkëpunimin me disa shtete, procesi i ekstradimit vazhdon të jetë sfidues. Ai kërkon nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe për të garantuar ekzekutimin e vendimeve penale jashtë vendit.
Pjesë nga raporti vjetor i SPAK për vitin 2025
Sfidat në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Hetimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta paraqet sfida të rëndësishme për SPAK. Gjithashtu, retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik dhe në autoritetin e institucionit, si dhe mund të shërbejë edhe si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar. SPAK do ti konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj. Ndërhyrje të tilla do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës.
Statusi i prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit – Mospërcaktimi i qartë ligjor kërcënon vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Këshilltarët ligjor pranë SPAK – Mungesa e këshilltarëve ligjorë me përvojë krijon vështirësi në cilësinë e hetimeve dhe ndjekjes së çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Bashkëpunimi me institucionet publike – Edhe pse ka rritje të referimeve dhe shkëmbimit të informacionit, niveli i bashkëpunimit duhet të intensifikohet më tej, veçanërisht me Policinë e Shtetit, për të garantuar hetime më të koordinuara dhe efikase.
Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve (Case Management System) – Konsolidimi i mëtejshëm i moduleve ekzistuese dhe integrimi i funksionaliteteve të reja mbetet prioritet për të përmirësuar ndërveprimin me proceset hetimore dhe procedurale të të dhënave, duke siguruar monitorim më të mirë të progresit të çështjeve.
Njësia e analizës – Ngritja e një strukture të specializuar për mbështetjen e hetimeve komplekse, matjet e riskut dhe raportimet kombëtare dhe ndërkombëtare vazhdon të mbetet sfidë, duke kërkuar bashkëpunim të vazhdueshëm me ekspertë ndërkombëtarë.
Specialisti Ndërlidhës – Statusi i specialistit ndërlidhës si nëpunës civil nuk përputhet plotësisht me funksionet, që duhet të kryejë sipas ligjit nr. 95/2016, duke e bërë të nevojshme përcaktimin e qartë të pozicionit dhe kompetencave për të garantuar efektivitetin e rolit.
Shqyrtimi i kërkesave nga autoritetet e huaja – Mungesa e kompetencës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja, përfshirë procedurat e ekstradimit, mbetet problematike dhe ndikon vijimësinë e hetimeve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Kompetenca e Gjykatave të Posaçme – Mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale për subjektet e posaçme detyron që këto çështje të trajtohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, duke rritur kohëzgjatjen dhe kompleksitetin procedural.
Ekstradimi/deportimi i shtetasve shqiptarë – Edhe pse ka përmirësime në bashkëpunimin me disa shtete, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, procesi i ekstradimit vazhdon të jetë sfidues dhe kërkon nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe për të garantuar ekzekutimin e vendimeve penale jashtë vendit./Dosja.al
spak raport 2025
Aktualitet
9 Mars 2026, 14:52
E.d
Foto ilustruse
BERAT- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 67-vjeçar në Berat. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap me&nbs...
Aktualitet
9 Mars 2026, 14:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- SPAK ka publikuar raportin për vitin 2025. Në raportin e tij vjetor, SPAK bën me dije se janë rritur h...
Aktualitet
9 Mars 2026, 14:26
D.S
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Flodian Plaku dhe ish-shefin e kr...
Aktualitet
9 Mars 2026, 12:04
D.S
Byroja Kombëtare e Hetimit
TIRANË- Mentor Çuku është zgjedhur sot zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëta...
Aktualitet
9 Mars 2026, 10:06
D.S
Ajola XOXA
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt nuk është paraqitur sot në GJKKO për gjyqin. Mësohet se Xox...
Aktualitet
9 Mars 2026, 09:29
D.S
Prokuroria e Lezhës
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ...
Aktualitet
9 Mars 2026, 08:38
D.S
Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë kaluar pragun e 100 dollarëve për fuçi, duke u rritur me mbi 25% brenda p...
Aktualitet
9 Mars 2026, 07:30
D.S
Banorët e qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Tiranë e në Durrës, shpenzojnë shumë kohë, por edhe karburant n...
Aktualitet
9 Mars 2026, 07:25
D.S
Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh që jetojnë në Itali, pas rumunëve.
Sipas të dhënave të Eur...
Aktualitet
9 Mars 2026, 07:21
D.S
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si...