Aktualitet

Nga trafiku i drogës në BE tek pengmarrja dy-javore! DETAJE nga ngjarja që alarmoi Vlorën: Kosovari hyri garant për 70 mijë euro! Apartamenti i siguruar me kamera

Sipas burimeve për mediat, kosovarii i kishte lidhur me një person tjetër jashtë vendit, teksa tre të rinjtë dërguan drogën në një destinacion të pacaktuar në BE.

12 Dhjetor 2025, 11:09 Nga M.L
Nga trafiku i drogës në BE tek pengmarrja dy-javore! DETAJE nga
Banesa ku mbahej peng kosovari

VLORA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja e shtetasit kosovar, Fisnik Xhaka, nga tre djemtë vlonjatë, tashmë të arrestuar, Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj. Sipas burimeve për mediat, kosovarii i kishte lidhur me një person tjetër jashtë vendit, teksa tre të rinjtë dërguan drogën në një destinacion të pacaktuar në BE.

Saktësisht mësohet se Xhaka kishte dalë garant tek 3 pengmarrësit që disa persona në Europë të merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro pa e paguar dhe se lekët do i paguanin më vonë.

Paratë për mallin nuk iu kthyen, çka u bë shkak e ngjarjes së rëndë, marrjen peng për dy javë dhe ushtrim dhune ndaj tij.

Ishte motra e shqiptarit, e cila jeton në Suedi, informoi Interpolin, i cili mësohet se koordinoi me Policinë e Vlorës. Falë informacionit mbi vendndodhjen e viktimës, tre autorët u arrestuan brenda 15 minutash. Apartamenti ku u mbajt shqiptari i Kosovës ishte i siguruar me kamera dhe ndodhej rreth 300 metra larg komisariatit të Vlorës.

Shqiptarit i janë dhënë ndihma mjekësore për plagë të lehta dhe u lirua, ndërsa autorët nuk kanë treguar vendin ku ishte dërguar droga. Mësohet se ai kishte dalë garant për një ngarkesë droge me vlerë rreth 70 mijë euro drejt një vendi europian.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në posedim të Julian Zogajt, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë./ Dosja.al

Sondazh

Poll