Aktualitet

E ndjek "fati" i paraardhësit! U emërua në krye të Kadastrës së Vlorës në qershor, Genc Deromemaj jep dorëheqjen pas 4 muajsh

Deromemaj nuk ka dhënë ende arsye për këtë vendim, ndërsa shkaqet që e çuan drejt dorëheqjes mbeten të paqarta.

4 Nëntor 2025, 19:05 Nga M.L

E ndjek "fati" i paraardhësit! U emërua në krye të

VLORË- Kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj, ka dhënë dorëheqjen vetëm katër muaj pas marrjes së detyrës. Deromemaj nuk ka dhënë ende arsye për këtë vendim, ndërsa shkaqet që e çuan drejt dorëheqjes mbeten të paqarta.

Genc Deromemaj është emëruar drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për qarkun e Vlorës më 24 qershor të këtij viti. Ai e mori këtë post pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

Deromemaj më parë ka drejtuar Degën e Partisë Demokratike të Vlorës. Ai ishtë në krye të degës së PD-së nga viti 2018 deri në vitin 2022. Deromemaj ka qenë dhe kandidat për zgjedhjet lokale i PD-së në Vlorë, në vitin 2015, ku humbi përballë kandidatit socialist Dritan Leli./ Dosja.al

genc deromemaj jep doreheqjen kadastra e vlores

Sondazh

Poll