Aktualitet

Shisnin armë dhe lëndët narkotike, arrestohen katër persona në Elbasan, shpallen në kërkim dy të tjerë

Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi shisnin armë dhe lëndë narkotike.

4 Nëntor 2025, 16:26 Nga E.d
Shisnin armë dhe lëndët narkotike, arrestohen katër persona
Foto ilustruse

ELBASAN- Policia ka arrestuar katër persona në qytetin e Elbasanit dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi shisnin armë dhe lëndë narkotike.

Lënda narkotike dhe arma e ftohtë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia ka shoqëruar të arrestuarit drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po punon për kapjen e dy personave të tjerë.

Njoftimi i policisë

DVP Elbasan/Punë operative dhe operacionale, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre. Finalizohet operacioni policor i koduar “Terreni”. Goditen 4 raste të shitjes së Canabisit dhe armës së ftohtë. Procedohen penalisht 6 autorët e këtyre paligjshmërive (në pranga, 4 prej tyre). Si rezultat i monitorimit 24/7, të të gjithë territorin e qarkut, si dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit “Terreni”, goditën 3 raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe 1 rast të shitjes së armës së ftohtë. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:

u arrestuan shtetasit O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen “5 Maji”, u gjet sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje; u arrestua shtetasi G. M., 36 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 33 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, në lagjen “Beqir Dardha”, të arrestuarit iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë) që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen, ndërsa të proceduarit iu gjet një sasi Cannabisi; nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 36 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte në lagjen “Partizani”, u gjet një sasi Cannabisi. Lënda narkotike dhe arma e ftohtë, të gjetura në këto raste, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

elbasan lëndë narkotike armë

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 11:31

Vlora Marina, nga vizioni në realitet

Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimi...