Aktualitet

Policia “iu vu pas” për armëmbajte pa leje por gjeti kokainë në banesën e tij, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 45 gramë kokainë e ndarë në doza, një peshore precize dhe 620 euro të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

4 Nëntor 2025, 17:42 Nga E.d
Policia “iu vu pas” për armëmbajte pa leje por gjeti
Foto ilustruse

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 45 gramë kokainë e ndarë në doza, një peshore precize dhe 620 euro të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. Mediat e huaja shkruajnë se kokaina e sekuestruar do të kapte në treg një shumë prej 4 mijë eurosh.

37-vjeçar shqiptar banonte në itali në mënyrë të ligjshme, por kishte pasur më parë precedentë të shumtë kriminalë, kryesisht për lëndët narkotike. Fillimisht policia, mori informacione se në banesën e shqiptarit ndodhej një armë, por pas kontrollit të bërë nga policia rezultoi se arma ishte një pistoletë lodër. I arrestuari është shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa pritet të përballet me drejtësinë italiane./Dosja.al

itali 37-vjeçari kokainë

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 11:31

Vlora Marina, nga vizioni në realitet

Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimi...