Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier! 'Benz'-i del nga korsia dhe përplaset me makinën tjetër, shoferi largohet nga vendngjarja

Sipas informacioneve paraprake, Mercedes Benz, që lëvizte nga Lushnja drejt Beratit, dyshohet se ka kaluar në korsinë përballë dhe ka përplasur Volkswagenin. Pas përplasjes, mjeti Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trafikndarësen e hekurt.

4 Nëntor 2025, 18:26 Nga M.L
Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier! 'Benz'-i
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Lushnje-Berat, pranë fshatit Kasht-Bardhë, ku janë përfshirë dy mjete, një Volkswagen dhe një Mercedes Benz. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, Mercedes Benz, që lëvizte nga Lushnja drejt Beratit, dyshohet se ka kaluar në korsinë përballë dhe ka përplasur Volkswagenin. Pas përplasjes, mjeti Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trafikndarësen e hekurt.

Drejtuesi i Benz-it, sipas dëshmitarëve, është larguar nga vendngjarja. Policia ka identifikuar shoferin dhe po vijon kërkimet për ta kapur, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për normalizimin e trafikut në këtë segment rrugor.

aksident ne aksin lushnje-berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 11:31

Vlora Marina, nga vizioni në realitet

Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimi...