4 Nëntor 2025, 18:50
Nga M.L
Foto ilustruese
Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, të cilët dyshoheshin për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës, iu konfirmua Radios Evropa e Lirë më 4 nëntor.
Arsyeja për pezullimin e hetimit, siç iu tha REL-it, është se “nuk ka prova të mjaftueshme që të dyshuarit kanë kryer vepër penale”.
Vendimi për pezullimin e hetimit do të thotë se nuk do të ngrihet asnjë aktakuzë.
Ai vjen disa ditë pasi Dodik dhe partnerët e tij politikë e biznesorë u hoqën nga lista e zezë e Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Lënda u krijua në fillim të vitit, pasi Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi disa ligje që ndalonin funksionimin e institucioneve shtetërore gjyqësore dhe policore në territorin e këtij entiteti, e të cilat Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës i shpalli jokushtetuese.
Zyra e Prokurorit tha atëkohë se ka arsye për të dyshuar se tre zyrtarët më të lartë të entitetit serb të Bosnjës kanë organizuar një përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues të shtetit.
Hetimi ishte në qendër të vëmendjes së publikut për muaj të tërë.
Ngjarja kulmoi në mars të këtij viti, kur Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës, për shkak të mosreagimit të tyre ndaj thirrjeve për t’u marrë në pyetje, urdhëroi ndalimin e tyre dhe lëshoi një urdhër arresti.
Ai ishte i vlefshëm që nga 17 marsi dhe të gjitha agjencitë policore në Bosnje dhe Hercegovinë kishin urdhër për ndalimin e tyre.
Dodik shkoi vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnje dhe Hercegovinës më 4 korrik, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ai u mor në pyetje si i dyshuar në hetime.
Në atë seancë, Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës mori vendim për heqjen e paraburgimit, me kushtin që ai të paraqitej periodikisht tek organet kompetente të policisë.
Kodi Penal i Bosnje dhe Hercegovinës parashikon dënim me burg deri në pesë vjet dhe ndalesë të mbajtjes së posteve publike për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.
Dodikut, ndërkohë, iu mor zyrtarisht mandati si president i Republikës Sërpska, pasi u dënua me një vit burg dhe me një ndalesë gjashtëvjeçare të mbajtjes së posteve politike publike.
Radovan Vishkoviq dha dorëheqje si kryeministër i Republikës Sërpska, ndërsa Nenad Stevandiq vazhdon të shërbejë si kryetar i Kuvendit të entitetit./REL
millorad dodik prokuroria pezullon hetimet
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 18:26
M.L
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Lushnje-Berat, pranë fshatit Ka...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 17:55
M.L
Alqi Bllako
TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të dënojë ish-deputetin e Pa...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 17:42
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 16:53
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar dy persona në qytetin e Durrësit. Të arrestuarit janë Elidon Daçi, 28 vje&...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 16:26
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar katër persona në qytetin e Elbasanit dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë....
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 16:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, ka shpallur kërkim një tjetër dhe ka nisur procedimin në gj...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 13:42
E. D
Fatmira Dedja/ Elvis Dedja/ Talo Çela
TIRANË- Ish e dashur e Elvis Dedës, i cili u vra në vitin 2012, po dëshmon pas motr&e...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 12:33
E. D
viktimat
TIRANË- Në GJKKO, po mbahet sot gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku e bija e Fatmira Dedës, Matilda Hab...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 12:22
I.A
BRUKSEL- Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është publikuar ditën e sotme. Ky progres-raport, fokusohet më...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 11:50
E. D
Arben Shehu
TIRANË- Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu gjatë raportimit në Komisionin e përba...