Aktualitet

EMRAT/ Qarkullonin me armë në një automjet të blinduar, arrestohen dy persona në Durrës

Të arrestuarit janë Elidon Daçi, 28 vjeç dhe Ernest Beqiri, 29 vjeç, të dy banues në Durrës.

4 Nëntor 2025, 16:53 Nga E.d
EMRAT/ Qarkullonin me armë në një automjet të blinduar,
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar dy persona në qytetin e Durrësit. Të arrestuarit janë Elidon Daçi, 28 vjeç dhe Ernest Beqiri, 29 vjeç, të dy banues në Durrës. Ata janë arrestuar nga forcat blu, pasi qarkullonin me armë në një automjet të blinduar. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.

Mbi Elidion Daçin rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa mbi Ernest Beqirin rëndon akuza për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Policia ka shoqëruar të arrestuarit drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Durrës. Finalizohet operacioni policor i koduar “Blindi”. Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për 2 shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blindi”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash. Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

durrës elidon daçi ernest beqiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 11:31

Vlora Marina, nga vizioni në realitet

Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimi...