4 Nëntor 2025, 13:42
Nga E. D
Fatmira Dedja/ Elvis Dedja/ Talo Çela
TIRANË- Ish e dashur e Elvis Dedës, i cili u vra në vitin 2012, po dëshmon pas motrës së këtij të fundit në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”. E Identifikuar vetëm me inicialet P.M., ajo tregoi për njohjen me Elvisin dhe detajet e ditës së ngjarjes kur u vra, konfliktet e lindura me festim Qolin për shkak të pronësisë së karburantit dhe dyshimet që kishte.
Gjatë dëshmisë ajo rrëfeu se ditën kur ndodhi vrasja, Elvisi ishte shumë i mërzitur për çështjen e karburantit, që ishte në emër të Festim Qolit, ku ky i fundit dyshohet se ka urdhëruar grupin e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës për të eliminuar Dedën. Në fund foli edhe për faktin se raportet mes Elvisit dhe Festimit që pas konfliktit nuk kanë qenë më të njëjta.
“Me Elvisin jam njohur në mars 2012 dhe zgjati derisa ndërroi jetë. Jam njohur përmes shoqes sime, që kishte shok Festim Qolin. Ai sapo kishte ardhur nga jashtë, nga Holanda. Në Shqipëri ai donte të hapte një karburant me Festimin. U hap karburanti në Shkozet. Unë nuk kam qenë ndonjëherë atje. Elvisi në këtë periudhe jetonte me të ëmën në Durrës dhe herë pas here rrinim bashkë në Golem”, rrëfeu ajo mes të tjerash para trupës gjykuese.
Ditën e ngjarjes ai më solli në Tiranë, se kisha provime në universitet. Erdhi më mori, me ktheu në Durrës e më la në shtëpi. Ngjarjen nga televizori e kam parë. Visi ka qenë i shqetësuar atë ditë për shkak të karburantit. Kjo për faktin se e kishin vënë në emër të Festim Qolit, por Elvisi donte ta vinte në emër të nënës”, tregoi ajo.
Nuk kam pasur kontakt me të ëmën e tij. E kam takuar veç ditën e mortit. Unë di që karburanti ka qenë i Elvisit, por ai e ka vënë në emër të Festimit dhe më pas ka dashur ta kalojë në emër të së ëmës. Pas këtij konflikti, raportet e Elvisit me Festimin nuk ishin më si më përpara”, deklaroi ajo./Dosja.al
gjkko plumbi i artë
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 12:33
E. D
viktimat
TIRANË- Në GJKKO, po mbahet sot gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku e bija e Fatmira Dedës, Matilda Hab...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 12:22
I.A
BRUKSEL- Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është publikuar ditën e sotme. Ky progres-raport, fokusohet më...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 11:50
E. D
Arben Shehu
TIRANË- Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu gjatë raportimit në Komisionin e përba...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 11:31
Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimi...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 11:13
E. D
foto ilustruese
KUÇOVË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol në biznesin në Kuçovë...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 11:03
E. D
foto ilustruese
MARTANESH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 10:49
E. D
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka caktuar detyrim paraqitje për 3 punonjës të IMT-së në Vaun e Dejës dhe një ef...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 10:45
E. D
pamje nga vendngjarja
BERAT- Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Haxhisë, i cili u vra me thikë më 28 Tetor në Kalanë e Berati...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 10:36
E. D
pamje nga protesta
MIRDITË- Minatorët e Spaçit po vijojnë të protestojnë edhe sot në ditën e 27-të...
Aktualitet
4 Nëntor 2025, 10:06
E. D
KFOR
KOSOVË- Një ngjarje aspak e zakonshme u raportua të ketë ndodhur dje në territorin e Kosovës. Siç u raportua nj&e...