Aktualitet

Situata pas tërmetit/ SHBA dhuron për FA 330 mijë dollarë pajisje për raste emergjencash

23 Dhjetor 2019, 12:55 Nga DOSJA
Situata pas tërmetit/ SHBA dhuron për FA 330 mijë dollarë

TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhurojnë Forcave të Armatosura mbi 330 mijë dollarë pajisje për raste emergjencash. SHBA ka sjellë në vendin tonë gjeneratorë, tenda, elementë ngrohjeje dhe pajisje të tjera.Lajmi bëhet i ditur  nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, e cila shkruan se: Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave”, shkruan ambasada e SHBA në vendin tonë.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qeraja do të paguhet nga shteti.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shba dhuron pajisje emergjente situata pas termetit tirane shba dhuron pajisje emergjente situata pas termetit tirane

Sondazh

Poll