Politike

VIDEO/ Po shkonte në gjyqin e Fredi Belerit në SPAK, goditet me vezë nga një qytetar Vangjel Dule

Incidenti ka ndodhur përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku Dule po futej për të marrë pjesë në seancën gjyqsore të Fredi Belerit.

24 Janar 2024, 11:06 Nga I.A
VIDEO/ Po shkonte në gjyqin e Fredi Belerit në SPAK, goditet me
Vangjel Dule

TIRANË- Deputeti Vangjel Dule është goditur nga dy qytetarë me vezë mëngjesin e sotëm. Incidenti ka ndodhur përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku kreu i PBDNJ-së po futej për të marrë pjesë në seancën gjyqsore të Fredi Belerit.

Pjesëmarrëse në seancë do të jetë edhe ambasadorja e Greqisë. Siç shihet në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, Dule qëllohet dy herë më vezë, por njëra prej tyre është përplasur në një makinë të parkuar aty pranë. Ndërkohë që veza tjetër e hedhur në drejtim të tij, e ka kapur në pjesën e mesit.


Ditën e sotme do të mbahet seancë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Kjo seancë do të mbahet për shqyrtimin e ankimit të Belerit kundër vendimit që i refuzoi atij lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak. Në seancën e kaluar në Apel ankimi dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.

vangjel dule fredi beleri

Sondazh

Poll