Politike

Debat në parlamentin italian/ "Marrëveshja shkel Kushtetutën", deputeti: Po hidhni 650 mln euro për propagandë në Shqipëri

Ai tha gjatë fjalë së tij se strehimi i 3 mijë emigrantëve në 3 kampe parashikohet të kushtojë 650 milionë euro, ndërsa në Itali me vetëm 52 milionë euro janë ndërtuar 10 qendra të tilla emigrantësh. 

23 Janar 2024, 20:04 Nga r.ll

Debat në parlamentin italian/ "Marrëveshja shkel

ITALI- Një debat i fortë është zhvilluar në Parlamentin Italian, ku pritet të ratifikohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e disa mijëra emigrantëve ilegalë në Shëngjin.

Deputeti Alfonso Colucci, nga partia “5 Yjet” ka dalë kundër marrëveshjes duke thënë se shkel një sërë nenet e Kushtetutës së Italisë.

Ai tha gjatë fjalë së tij se strehimi i 3 mijë emigrantëve në 3 kampe parashikohet të kushtojë 650 milionë euro, ndërsa në Itali me vetëm 52 milionë euro janë ndërtuar 10 qendra të tilla emigrantësh. 

“Ka shkelje të të drejtave të njeriut. Artikujt e Kushtetutës garantojnë të drejtat e njerëzve në rrezik si, që shkelen nga marrëveshja në fjalë. Edhe në Shqipëri, një grup deputetësh kanë çuar në Kushtetutë për të vendosur. E gjithë kjo urgjencë, jo kushton të paktën 650 milionë euro, ne kemi shpenzuar për 10 qendra 52 milionë euro, ndërsa në Shqipëri me 650 milionë euro do bëhen 2.

Dhe kjo për 3000 emigrantë sepse e thotë qartë që nuk mund të strehohen më shumë se 750. Italia ka parë 115 mijë emirantë. Kjo nuk ka si qëllim të luftojë emigracionin. Këto 650 milionë euro ia merr shërbimeve esenciale të tjera. Këto para, do ishte më mirë t’i shpenzonit në Itali, si për sigurinë e brendshme dhe pë sigurinë e qytetarëve. Ju jeni populistë të orës së fundit, po çoni paratë tona në Shqipëri. Bëhet fjalë ekskluzivisht për një fushatë propagandistike. Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore e Melonit”, deklaroi Colucci.

marreveshja me italine per emigrantet alfonso colucci

Sondazh

Poll