Politike

Iu refuzua leja për tu betuar si kryebashkiak, sot mbahet seanca e ankimimit të Fredi Belerit

Kjo seancë do të mbahet për shqyrtimin e ankimit të Belerit kundër vendimit që i refuzoi atij lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.

24 Janar 2024, 09:33 Nga N.F
Iu refuzua leja për tu betuar si kryebashkiak, sot mbahet seanca e
Fredi Beleri

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seancë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Kjo seancë do të mbahet për shqyrtimin e ankimit të Belerit kundër vendimit që i refuzoi atij lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.

Në seancën e kaluar në Apel ankimi dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Vënia në pranga erdhi pasi akuzohet se në momentin e arrestimit Beleri në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshi ishin duke blerë vota.

fredi beleri kryebashkiak betim

Sondazh

Poll