Politike

Çështja Gërdeci, Fatmir Mediu shkon në SPAK

Mediu është shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa pas pak pritet të nisë seanca.

24 Janar 2024, 08:55 Nga N.F
Çështja Gërdeci, Fatmir Mediu shkon në SPAK
Fatmir Mediu

 TIRANË- Ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK. Kjo paraqitje e Mediut në SPAK ka ardhur pasi sot do të mbahet seanca e radhës e marrjes në pyetjë në lidhje më tragjedinë e Gërdecit. Mediu është shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa pas pak pritet të nisë seanca.

Kujtojmë se më 15 mars 2008 rreth mesditës ndodhi një shpërthim masiv në objektin e çmontimit të armëve në Gërdec. Shpërthimet vijuan për disa orë, ku 26 persona ndërruan jetë dhe rreth 300 u plagosën. Ky shpërthim shkatërroi pasurinë e 5.829 personave, duke shkaktuar dëme materiale në shumën 2.141.343.616 lekë (lekë) sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Çështja gërdeci famtir mediu spak

Sondazh

Poll