Politike

Anikimimi i Berishës, apeli i GJKKO shprehet sot për masën e sigurisë

Kërkesat e a avokatëve të ish-kryeministrit shqyrtohen nga gjyqtarja, Ilirjana Olldashi.

24 Janar 2024, 09:27 Nga M.B
Anikimimi i Berishës, apeli i GJKKO shprehet sot për masën e
Sali Berisha

TIRANA- Apeli i Gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsionit vendos sot për ankimimin e avokateve të ish-kryeministrit Sali Berisha, për masën e arrestit në shtëpi, si edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesat e a avokatëve të Berishës shqyrtohen nga gjyqtarja, Ilirjana Olldashi.

GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 Dhjetor dhe ai nuk ishte i pranishëm në seancën e parë paralamentare pas festave të fundvitit, që u zhvillua me 15 Janar. Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”. Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

sali berisha spak gjkko ish-kompleksi partizani

Sondazh

Poll