Politike

Çfarë i kërkoi Berisha prokurorëve të SPAK, Gjokutaj: Pse nuk e përnendin Ramën në këtë çështje

Gjokutaj theksoi se nuk ishin 90 minuta marrje në pyetje në sallën e SPAK, por kishte shumë debat e përplasje.

24 Janar 2024, 07:44 Nga I.A
Çfarë i kërkoi Berisha prokurorëve të SPAK, Gjokutaj:
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj ka treguar të pathënat e seancës së sotme në SPAK, ku u mor në pyetje ish-kryeministri Sali Berisha. I ftuar në emisionin 'Debat' në A2 CNN, Gjokutaj theksoi se Berisha u kërkoi llogari prokurorëve të SPAK, pse nuk përmendin kryeministrin Rama në çështjen “Partizani”, pasi sipas tij ai është strumbullari.

“Zoti Berisha në të drejtën e tij ju kërkoi llogari, u tha që pse nuk e përmendni  Ramen në këtë hetim kur ai është strumbullari i Partizanit? Ka dhënë leje ndërtimi dhe është gjobitur nga gjykata. Cfarë keni dëgjuar në dalje të gjykatës, e gjitha është biseduar në atë zyrë”, tha Gjokutaj.

Gjokutaj theksoi se nuk ishin 90 minuta marrje në pyetje në sallën e SPAK, por kishte shumë debat e përplasje.

I pyetur nëse Berisha ka intimiduar prokurorët, Gjokutaj u përgjigj: Berisha nuk i intimidoi prokurorët, Berisha kërkon të drejtën e tij. Intimidimi nuk bëhet në rrugë institucionale në zyrë. Berisha ishte në pozitë  avantazhuese se u tregoi me zë e figurë që; nuk jam si që më keni përshkruar për 3 muaj që të kem frikë të përballem, për të cilën është marrë edhe masa. Se ai nuk paraqitet. Berisha nuk mban qëndrim ndaj organit ligjvënës, por ndaj shkeljes skandaloze të kushtetutës. Berisha është në pozitë të pabarabartë me ta se këtu është kapur kuvendi.

genc gjokutaj sali berisha

Sondazh

Poll