Politike

'Nuk është e drejtë të na sulmoni'/ Ibrahimaj: Paratë për inceneratorin e Tiranës nuk i paguajmë shteti por Bashkia

Ajo u shpreh se buxheti i shtetit nuk preket për impiantin e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa për atë të Tiranës tha se është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh.

20 Korrik 2023, 11:17 Nga A.B
'Nuk është e drejtë të na sulmoni'/ Ibrahimaj:
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj akuzon opozitën se po deformojnë publikun lidhur me pagesat e tre inceneratorëve. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja Ibrahimaj tha se paratë që vazhdojnë të paguhen për inceneratorin e Tiranës, nuk dalin nga arka e shtetit, por nga ajo e Bashkisë së Tiranës, njwsoj edhe pwr Fierin dhe Elbasanin. 

 "Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. Ndërsa për impiantin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh, fond kontigjence në rast të paaftësisë paguese të bashkisë së Tiranës. Kjo është transparente. E mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë të goditet vendimmarrja e qeverisë në mënyrë të tillë" tha Ibrahimaj.

delina ibrahimaj seance plenare 20 korrik 2023

Sondazh

Poll