Politike

'Po shkelmoni rregulloren e parlamentit'/ Berisha: Rama nxin me mungesën e tij, të vijë e të japë dorëheqjen para shqiptarëve

Berisha tha se Rama duhet të përballet me opozitën në Kuvend, në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe nuk duhet t’i shmanges përgjegjësisë për arratisjen e numrit 2 të qeverisë.

20 Korrik 2023, 10:46 Nga A.B
'Po shkelmoni rregulloren e parlamentit'/ Berisha:  Rama nxin me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që gjatë seancës së fundit plenare në Kuvend të jetë i pranishëm dhe kryeministri Rama. Ai tha se kryeministri duhet të përballet me opozitën në Kuvend, në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe nuk duhet t’i shmanges përgjegjësisë për arratisjen e numrit 2 të qeverisë.

DEKLARATA E BERISHËS:

Kushtetuta e parlamentit thotë në mënyrë tekstuale, se një ligj nuk mund të hyjë në rend dite pa kalaur 48 orë. Ti kryen një shkelje të rëndë ligjore të barabartë me banditët Rraja që rrihni qytetarët me shkopa bejsbolli.
Si mund ti lejosh vetes ti, një gjë të tillë. Nëse ju doni të bëni këtë gjë, ndryshoni rregulloren e parlamentit me procedurën e saj, dhe pastaj zbatoni marrëvreshjen Rama-Doshi, Doshi-Rama dhe Gjinushi. Por ky është i turpshëm, është një akt i turpshëm kjo që bëni. Ky është një provokim i ulët, një shkelmim i ligjeve.
Kur kryetarja e parlamentit që duhet të jetë mbrojtëse, zbatuese kryesore e rregullores, apo kushtetutës së parlamentit e shkelmon atë me dy këmbët, për interesat e Skënder Gjinushit, Tom Doshit dhe Edi Ramës, ky është fundi i këtij parlamenti.

Ai zotëria që nxin aty me mungesën e tij duhet të vijë në parlament. Sot mbyllet parlamenti, mbyllet me faqe të zezë për shkakto tij, prandaj të vijë këtu e të dalë para shqiptarëve, sepse ka një mocion dhe një interpelancë për arratisjen nga vendi të numri 2 të qeverisë, akt i pashembullt në historinë e shtetit shqiptar në momentin që u kërkua nga drejtësia.

Kurse ju, ngriheni kundër Kushtetutës, doni të rrëzoni të drejtën me vota këtu dhe ai nuk paraqitet në Kuvend. Kush do të flasë për zv/kryeministrin? Do të flisni ju, jo ju skeni tagër, do të flasin ministrat, jo ata nuk kanë tagër. Duhet të vijë kryeministri këtu para shqiptarëve të kërkojë të falur, të denoncojnë arratisjen e zëvendësit të tij dhe të japë dorëheqjen. Të japë dorëheqjen, kjo është rruga dhe këtë presin shqiptarët sot prej tij.

sali berisha seance plenare 20 korrik 2023

Sondazh

Poll