Politike

'Ka 2 ministra në burg, po bëhen gati 2 të tjerë '/ Bardhi i PRERË: Ndërprisni Kuvendin, të vijë Rama në seancë

Deputeti paralajmëroi se po bëhen gati procedurat për arrestimin e dy ministrave të tjerë të Qeverisë Rama. 

20 Korrik 2023, 10:34 Nga A.B
'Ka 2 ministra në burg, po bëhen gati 2 të tjerë
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi ndërprerjen e seancës. Ai kërkoi që në sallë të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, deputeti paralajmëroi se po bëhen gati procedurat për arrestimin e dy ministrave të tjerë të Qeverisë Rama. 

'Ju kërkoj të ndërprisni seancën, të vijë këtu kryeministri, e ti përgjigjet kërkesës për mocion për debat. Ka sot 2 ministra në burg, po bëhen gati edhe 2 të tjerë që ti bëjnë shoqëri. Unë e kuptoj sikletin tuaj, ka ca kohë që ju kërcënon, se nëse ngrihet ndonjëri do ju coj në zgjedhje të parakohshme. Rama duhet të marrë guximin, të dalë nga ku është dhe të vijë në seancë'- tha Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 20 korrik 2023

Sondazh

Poll