Politike

Meta: Rama dhe qeveria po rrënojnë procesin e anëtarësimit në BE

20 Korrik 2023, 10:59 Nga f.i
Meta: Rama dhe qeveria po rrënojnë procesin e anëtarësimit
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë ka dalë sot në një konferencë shtypi për zhvillimet e fundit politike në vend. Gjatë deklaratës Meta tha se rezoluta e Parlamentit Europian (12 korrik 2023) për Shqipërinë pasqyron shumë qartë situatën tronditëse, që po kalon vendi.

'Rezoluta nënvizon me objektivitet që në çdo fushë Shqipëria është në krizë të thellë për shkak të një qeverisje që funksionon në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës dhe interesit publik, e cila ka ndikuar në një humbje drastike të besimit që qytetarët tanë kanë tek e ardhmja në Shqipëri, duke shënuar ritmet më të larta të emigracionit masiv të rinisë dhe profesionistëve. Kapja e të gjitha pushteteve nga qeveria ka dëmtuar shumë rëndë parlamentarizmin dhe llogaridhënien duke i hapur rrugë korrupsionit pa fre dhe të pandëshkuar.

Rama dhe qeveria qëllimisht po rrënojnë në këtë mënyrë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pasi nuk mund pranojnë funksionimin e ligjit dhe transparencën, ndaj edhe shantazhojnë me çdo mjet, opozitën, median dhe çdo zë të pavarur si dhe kanë shkatërruar votën e lirë dhe të fshehtë”, deklaroi Meta.

Gjithashtu Meta theksoi se konstatimet në raport janë një skaner i vërtetë për narkoqeverinë e Edi Ramës.

“Ja disa nga konstatimet me kritikë të Rezolutës.
1- Shkeljet e rregullores në Kuvend; 2- Cungimi i rolit të opozitës parlamentare;
Shpreh shqetësimin e tij për zvogëlimin e hapësirës për rolin mbikëqyrës parlamentar të opozitës,
3- Refuzimi i komisioneve hetimore parlamentare
4- Shitblerja e votës dhe probleme të tjera me zgjedhjet;

5- Kundra amnistisë fiskalo-kriminale dhe pasaportave të arta;
Mbështet heqjen e dispozitave të projektligjit për amnisti fiskale dhe penale, si dhe skemën e propozuar të nënshtetësisë me investim (“pasaporta e artë”) që janë të papajtueshme me normat dhe politikën e vizave të BE-së dhe që mund të paraqesin rreziqe në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, korrupsionin dhe krimin e organizuar; vë në dukje, në këtë drejtim, pezullimin e shpallur të skemës “nënshtetësi për investim” dhe synimin e qeverisë shqiptare për të kërkuar ekspertizë të BE-së për rishikimin e projekt-amnistisë fiskale dhe penale”, -deklaroi Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll