Politike

Futet në rend dite Akademinë e Shkencave! Nikolla: Ishin më shumë se 54 deputetë pro. Opozita: Falsifikuat rezultatin

Sipas Nikollës, rendi i ditës u ndryshua me 69 vota pro, gjë që u kundërshtua nga deputetët e opozitës duke thënë se nuk kishte kuorum, e se kishte më pak deputetë të pranishëm në sallë.

20 Korrik 2023, 10:38 Nga A.B
Futet në rend dite Akademinë e Shkencave! Nikolla: Ishin më
Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me tensione nga ana e opozitës. Kjo pasi, kryekryeparlemantarja Lindita Nikolla hodhi në votim ndryshimin për rendin e ditës, duke futur në rend dite projektligji për Akademinë e Shkencave. 

Sipas Nikollës, rendi i ditës u ndryshua me 69 vota pro, gjë që u kundërshtua nga deputetët e opozitës duke thënë se nuk kishte kuorum, e se kishte më pak deputetë të pranishëm në sallë. Kush është dakord me kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës'- thotë Nikolla teksa opozita kundërshton.

'Ishin më shumë se 54 deputetë'-tha më tej Nikolla gjatë seancës.

Më tej, fjalën e mori deputeti i PD Edmond Spaho i cili kërkoi që votimi të bëhej në mënyrë elektronike. 

'Ju falsifikuat rezultatin e votimit, kthejeni dhe bëjeni me votim elektronik. Kur falsifikoni në mes të ditës votat, imagjinoni se çfarë i bëni kutive të votimit'- tha deputeti i PD-së, Edmond Spaho./Dosja.al

seance plenare 20 korrik 2023

Sondazh

Poll