Politike

Bardhi në seancë: Të largohet garda nga salla, ska arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit

Pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit, u paraqit garda.

20 Korrik 2023, 10:33 Nga A.B
Bardhi në seancë: Të largohet garda nga salla, ska arsye të
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në nisje të seancës së sotme plenare është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit, u paraqit garda. Bardhi kërkoi largimin e tyre, që të mos shoqërojnë asnjë deputet të opozitës.

‘Të largohet garda nga salla, ska arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit Ju doni të kaloni në heshtje vjen me inceneratorët. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama Frika e Edi Ramës nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti. Rama të marrë guximin e të dalë nga vrima ku është futur e të japë llogari për aferën e inceneratorëve!’- tha Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 20 korrik 2023

Sondazh

Poll