Politike

'Dje u krye një mbledhje e paligjshme'/ Zhupa: Turp! Ju sot doni të votoni që Gjinushi të marrë një mandat të dytë

Deputetja Ina Zhupa është shprehur se nuk mund të futet në rend dite një projektligj që ka ardhur nga një mbledhje që është zhvillaur në mënyrë të paligjshme.

20 Korrik 2023, 10:54 Nga A.B
'Dje u krye një mbledhje e paligjshme'/ Zhupa: Turp! Ju sot doni
Ina Zhupa

TIRANË- Ditën e djeshme, anëtarët socialistë të Komisionit për Edukimin në Kuvendin e Shqipërisë u mblodhën dhe brenda 4 minutash votuan projektligjin që i lejon Gjinushit një mandat i dytë në krye të këtij institucioni. Ky projekligj që është hedhur në votim për t’u futur ditën e sotme për miratim në seancë plenare.

Gjatë fjalës së saj në foltore, deputetja Ina Zhupa është shprehur se nuk mund të futet në rend dite një projektligj që ka ardhur nga një mbledhje që është zhvilluar në mënyrë të paligjshme.

'Unë sot duhet të isha e lumtur që ju po na jepni më shumë shkelje të kushtetutës për të rrëzuar ligjin e Akademisë së Shkencave. Dje është kryer një mbledhje e paligjshme e Komisionit të Edukimit, ndryshe nga ajo që e kërkon ligji. Duhet të kishte një kërkesë të protokolluar para se të niste mbledhja dhe të njoftoheshin deputetët. Unë kam qenë në katin e parë të godinës dhe kam pritur një njoftim nga sekretarja. Një mbledhje 4 minuta e njoftuar në WhatsApp, jashtë rregullave, e protokolluar në orën 2, e votuar, dhe ju nuk mund të fusni në rend dite një projektligj që ka kaluar me mbledhje të paligjshme. Mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur nuk sjellin asnjë pasojë dhe ne nuk mund të zhytemi në paligjshmëri dhe të fusim një produkt që ka ardhur në një mbledhje të paligjshme. Keni frikë të përdorni elektronikën. Unë kam qenë në orën 11, aty nuk ka pasur mbledhje. Janë mbledhur kaçakshe në orën 11 e 25. Gjinushin merreni bëjeni kryetar parlamenti sepse me të njëjtën arrogancë do të qeverisë, madje kryeministër e shkuar kryeministri. Turp që ju pranoni që një tempull i dijes siç është Akademia e Shkencave është pa një kryetar të ligjshëm dhe ju sot ndërhyni në garë dhe të ketë mundësi Gjinushi të marrë mandat të dytë. Kjo është e paparanushme se si një parlament ndërhyn për ambiciet e një individi. Këtë projektligj nuk mund ta kaloni se nuk ka pasur një mbledhje të rregullt për të'- tha Zhupa.

ina zhupa

Sondazh

Poll