Aktualitet

Pasagjerët harrohen në pistë, aeroporti i Rinasit nuk dërgon autobusët të marrin udhëtarët (FOTOT)

14 Tetor 2019, 16:03 Nga DOSJA
Pasagjerët harrohen në pistë, aeroporti i Rinasit nuk dërgon

Që në aeroportin e Rinasit jemi mësuar të shohim edhe skena më të rënda si ajo e grabitjes me armë, kjo është e vërtetë, por edhe pamje si kjo e sotmja ku pasagjerët harrohen në pistë, sërish për shumëkënd është e pazakontë.

Pasagjerët e një linje që vinte nga Italia kanë qëndruar në pistë sapo kanë zbritur shkallët e avionit për minuta të tëra, sepse administrata e Aeroportit nuk kishte dërguar autobusët që transporton pasagjerët në terminal.

Në një moment, atyre që me sa duket e kishin për herë të parë këtë situatë të pazakontë, u detyruan ta marrin lehtë duke nxjerrë celularët dhe duke bërë foto e video.

Marrë nga tvklan.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit aeroporti i rinasit

Sondazh

Poll