Aktualitet

“Progresi i tyre është mbresëlënës”, 4 ministrat e Jashtëm të BE kërkojnë hapjen e negociatave për Shqipë

14 Tetor 2019, 11:40 Nga DOSJA
“Progresi i tyre është mbresëlënës”, 4

BE- Katër ministria të Jashtëm të Bashkimit Europian kanë bërë thirrje që të nisin bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Katër ministriat që dolën me këtë kërkesë për dy vendet janë, Tomáš Petříček, ministri çek i Punëve të Jashtme, Péter Szijjártó, ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Jacek Czaputoëicz, ministri polak i Punëve të Jashtme dhe Miroslav Lajčák, ministri Sllovake i Punëve të Jashtme.

Katër ministrat kanë kërkuar që dy vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i hapen negociatat, pasi progresi i bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor sipas tyre është mbresëlënës. “Sot, 16 vjet pas samitit të Selanikut, ne jemi të kënaqur të shohim se zgjerimi ka provuar të jetë një nga politikat më të suksesshme të BE-së. Progresi i bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor është mbresëlënës. Ata kanë transformuar ekonomitë, gjyqësorin, administratën publike dhe sigurinë”, thuhet në letrën e 4 ministrave të Jashtëm të BE.

Gjithashtu në letrën e katër ministrave të Jashtëm, theksohet se sipas tyre është e rëndësishme që të nisin bisedimet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi të dy vendet kanë përmbushur kriteret që ka përcaktuar Bashkimi Europian. Katër ministrat vënë theksin se përmbyllja e Marrëveshjes Historike të Prespës me Greqinë, duke zgjidhur kështu çështjen dusa vjeçare për emrin. Ata bëjnë me dije se BE mund të jetë e plotë dhe interesat e saj të mbrohen siç duhet vetëm përmes integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë duke pritur me padurim fillimin e një faze të re të procesit të integrimit në BE. Koha është e gatshme për të marrë një vendim të guximshëm për të ardhmen e jo vetëm këtyre dy vendeve, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Një vendim pozitiv do të dërgojë një sinjal të qartë se BE njeh rezultate konkrete në përmbushjen e kushteve të përcaktuara. Ai do t’i sigurojë rajonit një impuls të ri për reforma dhe transformime të mëtejshme“, thonë 4 ministrat.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian./ Marrë nga politico.eu

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet negociatat per maqedonine e veriut negociatat per shqiperine negociatat per maqedonine e veriut negociatat per shqiperine

Sondazh

Poll