Aktualitet

Bllokuan rrugën tek Unaza e Re, gjykata liron 3 protestuesit, avokati: Vendim i drejtë

14 Tetor 2019, 13:37 Nga DOSJA
Bllokuan rrugën tek Unaza e Re, gjykata liron 3 protestuesit, avokati:

TIRANË-Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për tre banorët e Astirit, të arrestuar më 11 tetor, pasi bllokuan rrugën tek Unaza e Re.

Sot gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për tre protestuesit Eduard Ferhati, Tomor Gjata dhe Ruzhdi Daci.

Prokurori Bledar Maksuti kërkoi që banorët të qëndronin në burg, pasi ishin edhe me precedent të mëparshëm penal për të njëjtën ngjarje. Ishte gjyqtarja Rexhina Memlika, e cila pranoi kërkesën e avokatit Jordan Daci për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e e 3 protestuesve nga burgu.

Në një deklaratë me mediet, avokati Daci u shpreh se vendimi për ndryshimin e masës ishte i drejtë, pasi mungonin provat për t’i mbajtur në burg banorët. “Ishte një vendim i drejtë, pasi mungojnë provat.

Mbrëmjen e djeshme banorët e Astirit protestuan për projektin e “Unazës së Re”, sipas të cilit shemben shumë banesa në këtë zonë. Pati përplasje mes tyre dhe Policisë, ku u arrestuan 10 persona, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Në krye të banorëve ishte edhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i drejtoi protestuesit për të bllokuar rrugën. Kjo në fakt solli shumë trafik në kryqytet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eduard ferhati lirohen 3 protestuesit protesta e banoreve te unazes se re ruzhdi daci tomor gjata eduard ferhati lirohen 3 protestuesit protesta e banoreve te unazes se re ruzhdi daci tomor gjata

Sondazh

Poll