Aktualitet

Borchard kërkoi ndjesë, banorët marrin vendimin: Do të nisim peticion për largimin e ambasadorit

14 Tetor 2019, 12:32 Nga DOSJA
Borchard kërkoi ndjesë, banorët marrin vendimin: Do të nisim

TIRANË– Pak minuta, pasi ambasadori Berndt Borchard, kërkoi ndjesë për gjestin e turpshëm ndaj banorëve të Unazës së Re, kanë reaguar edhe banorët.

Ata thonë se nuk kishin asgjë me ambasadorin, vetëm se po thërrisnin “Rama Ik”. Sipas tyre një ambasador duhet të jetë  asnjanës. Banorët u shprehen se Borchard tashmë është një person i padëshirueshëm në vendin tonë.

Në një komunikim për Fax News banorët thanë se do të nisin  një peticion për ta shpallur ambasadorin e OSBE-së të padëshirueshëm në vendin tonë.

“Ne nuk kishim asgjë me të, ne thërrisnim “Rama Ik”. Borchard është i padëshirueshëm në vendin tonë. Jemi gati edhe të burgosemi të gjithë, nuk tërhiqemi. Ambasadorët duhet të jenë asnjanës. Kjo protestë nuk mund të shuhet  nga diktatura”, shprehen banorët.

Mbrëmjen e djeshme ambasadori i OSBE ofendoi dje protestuesit teksa po kalonte tek Drejtoria e Policisë, i shoqëruar nga një vajzë e re. Borchardt, kaloi aty në momentin kur protestuesit bënin thirrje: Rama ik, Rama ik. Në këtë çast, për arsye që ende nuk dihen, ambasadori ngriti gishtin e mesit dhe u largua. Pak metra më tej, ai e tregoi sërish gishtin e mesit ndaj protestuesve, veprim ky që ka ngjallur një sërë reagimesh në opinion publik.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berndt borchard berndt borchard nxjerr gishtin e mesit gjesti i turpshem i ambasadorit borchard berndt borchard berndt borchard nxjerr gishtin e mesit gjesti i turpshem i ambasadorit borchard

Sondazh

Poll