Aktualitet

Panik në Durrës/ Gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore, forcat xheniere rrethojnë zonën

14 Tetor 2019, 14:00 Nga DOSJA
Panik në Durrës/ Gjenden predha të Luftës së Dytë

DURRËS- Një arsenal predhash është zbuluar sot në Durrës. Predhat janë gjetur pranë xhamisë në fshatin Shetaj gjatë gërmimeve që po kryente një eskavator. Predhat janë të zhytura thellë në dhe, ndërsa fatmirësisht janë pikasuar shpejt nga punonjësi i eskavatorit, i cili ka ndërprerë menjëherë gërmimet duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Predhat e gjetura sipas ekspertëve datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore. Forcat xheniere kanë bërë menjëherë rrethimin e zonës dhe po punojnë për largimin e predhave nga zona e fshatit dhe më pas të kryejnë çmontimin e tyre.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll