Aktualitet

Aksidenti tragjik në SHBA, del dëshmia e zjarrfikësit: Dëgjova një ulërimë rrëqethëse, u përpoqa të shpëtoja shqipta

14 Tetor 2019, 15:20 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në SHBA, del dëshmia e zjarrfikësit:

SHBA– Detaje rrëqethëse kanë ndalë nga aksidenti i ndodhur në Amerikë, ku humbi jetën edhe një 17-vjeçar shqiptar. 

Një prej zjarrfikëve, Geppner ka treguar se si i gjeti adoleshentët në makinën e aksidentuar.

“Kur dëgjova zhurmën, ne vrapuam në anën e rrugës. .. Ishte një ulërimë e tmerrshme ndërsa isha duke vrapuar drejt makinës. Kishte kaq shumë tym dhe zjarr saqë ne nuk mund t’i shihnim,” tha Geppner, 65 vjeç.

“Ndaqë makina po digjej u përpoqa të çlironte trupin e Altin Nezaj, por nuk munda ta nxirrja jashtë.”

Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy adoleshentëve në SHBA, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku mes viktimave ka mbetur edhe një 17-vjeçar nga Shqipëria i identifikuar si Altin Nezaj. Ndërsa një tjetër e përfshirë që ka humbur jetën ka qënë edhe një 15-vjeçare.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne shba altin nezaj shqiptari vdes ne shba aksidenti ne shba altin nezaj shqiptari vdes ne shba

Sondazh

Poll