‘Magjistari’ Kolë Hysenaj, ju prezantojmë me prokurorin që funksionon si organizatë “Kap ça të kapësh”, KÇK
14 Tetor 2019, 14:53Nga DOSJA
TIRANE–Dosja.alpremtoi që do të sillte rastet e dy prokurorëve nga Tirana dhe një nga Gjirokastra, të grupit “kap ç’të kapësh” ose ‘KÇK’ që përmendi Kryeministri. Sot po bëjmë vetëm prezantimin e njërit prej tyre. Në pritje të Vettingut ai është ofruar për shërbime ndaj maxhorancës. Një nga dy prokurorët e çeshtjes së Geron Xhafajt, Kolë Hysenaj e ka drejtuar në drejtim të kundërt zhvillimin e saj, duke bërë fajtorë denoncuesit.
Jo më kot, sapo iu atashua në hetimin e dosjes “Babale”, prokurori Hysenaj promovohet, duke marrë detyrën e shefit të Seksionit të hetimit të Trafiqeve.
Pasi morën këto detyra, nën bekimin e Kryeprokurores së Përkohshme, Qana dhe Hysenaj u impenjuan për të shpëtuar nga problemet penale Agron (Geron) Xhafaj, vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili ishte lobuesi kryesor për emërimin e Arta Markut në krye të institucionit qendror të Akuzës.
Në përfundim të hetimeve të nisura për Geronin e Xhafajt, prokurorët e promovuar së fundmi, Genc Qana e Kolë Hysenaj, vendosën të marrin të pandehur personat që denoncuan për vijimin e trafikut të narkotikëve vëllain e ish-ministrit të Brendshëm.
Po si u ngrit në detyrë Kolë Hysenaj? A ishte kjo ngritje rrjedhimi karrierës së tij?
Përgjigja nuk ka nevojë për një Komision të Posaçëm hetimor…
Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google për të parë se si ai akuzohet se ka falsifikuar disa çështje, ne shërbim të “prurësit me të parë”.
Aq magjistar është ai, sa, megjithëse ishte në listën e zezë të prokurorëve të korruptuar, të hartuar nga vete Kryeministri Rama, jo vetëm i shpëtoi shkarkimit, por u ngrit edhe në detyrë. Për arsyet pse ishte në listën e zezë, sa është pasuria e tij, çfarë ka deklaruar në ILDKPI, do të shkruajmë në ditët në vijim…
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS- Një arsenal predhash është zbuluar sot në Durrës. Predhat janë gjetur pranë xhamisë në fshatin Shetaj gjatë gërmimeve që po kryente një eskavator. ...
TIRANË-Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për tre banorët e Astirit, të arrestuar më 11 tetor, pasi bllokuan rrugën tek Unaza e Re. Sot gjykata vendosi ...
TIRANË– Pak minuta, pasi ambasadori Berndt Borchard, kërkoi ndjesë për gjestin e turpshëm ndaj banorëve të Unazës së Re, kanë reaguar edhe banorët.Ata thon...
Tiranë- Dje në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit ndodhi një skenë e pazakontë. Në një video të publikuar nga JOQ Albania, një grua mendohet se ka kapur bur...
BE- Katër ministria të Jashtëm të Bashkimit Europian kanë bërë thirrje që të nisin bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Katër min...
Tiranë- Ditën e sotme ka nisur Vettingu në Polici, ku po kalojnë në filtër të gjithë personat që mbajnë gradat më të lartë në Policinë e Shtetit.Sipas informaci...
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Parlamentit të Shqipërisë katër emra për të dy vende për në Gjykatës Kushtetuese.Bëhet fjalë për: Els...
TIRANË– Një 50-vjeçar pronari i një clubi nate në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë në pranga pasi akuzohet se e kishte kthyer lokalin e natës në nj...
TIRANE- Brenda dramës së banorëve të Astirit, ka momente si ky në këtë video. Klevis Balliu vërtet ka qenë aty për t’i mbështetur prej më shumë se 1 viti, por p...