Politike

Edi Rama kundër raportit të DASH për pastrimin e parave: E kanë gabim, e njëjta gjë në New York dhe Londër

Kreu i qeverisë Rama tha se investimet në Shqipëri i bëjnë emigrantët, të cilët blejnë apartamente.

8 Maj 2023, 23:19 Nga k.m.
Edi Rama kundër raportit të DASH për pastrimin e parave: E
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar që Tirana të jetë një "lavatriçe" e pastrimit të parave të pista, kryesisht në fushën e ndërtimit. Në fjalën e tij në emisionin "Të Paekspozuarit", kreu i qeverisë Rama tha se investimet në Shqipëri i bëjnë emigrantët, të cilët blejnë apartamente.

Ai e konsideroi të pasaktë raportin e DASH, që e cilëson Shqipërinë si vend ku pastrohen para dhe shtoi se pastrimi i parave në ndërtim ndodh rëndom në Neë York dhe Londër. 

"Shqipëria ka një rezervë nafte shumë të madhe në emigracion. Sigurisht që një pjesë të blerjeve janë kontribut i atyre që janë jashtë. Jo të gjitha, por çdo ditë dhe çdo muaj drejtoria e pastrimit të parave bëjnë kontrolle nominale dhe të tepruara për blerës, kontrata noteriale. Po të ishte kjo 7X7=42, do e kishte kapur ndonjë institucion ndërkombëtar.  Në Neë York po, në Londër po njëherë. Këto muhabete… Raporti i DASH, sepse kam bërë debate për raportet e DASH. Ato kanë një metogologji, që kanë një qasje, po ti lexosh me syrin tënd të dalin me probleme,"-tha Edi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll