Politike

Përballje me kandidatët e opozitës? Rama: Ata na vendosin bllokadë, Bashkia Shkodër na ka nxirë shpirtin

Edi Rama shtoi se edhe arsyet se përse nuk pranon përballë me kandidatët e opozitës për Bashkitë. 

8 Maj 2023, 21:33 Nga k.m.
Përballje me kandidatët e opozitës? Rama: Ata na vendosin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se maxhoranca duhet të marrë të gjitha Bashkitë në vend. Ndër të tjera gjatë emisionit "TPZ", kryeministri Edi Rama mori si shembull Bashkinë e Shkodrës. Ndaj dhe shtoi se edhe arsyet se përse nuk pranon përballë me kandidatët e opozitës për Bashkitë. 

"Nuk bëjmë debat me kandidiatët e faqes së zezë. Ata nuk janë alternativë. Ata i njeh KQZ, por janë kandidatë të një faqeje të zezë. E keni me damkë të DASH dhe të Mbretërisë së Bashkuar. Nuk është se nuk dua unë të punoj me ta. Shembull tipik është me ne dhe Bashkinë e Shkodrës. Ne kemi bërë rrugën Shkodër-Velipojë. E prisnin që në ditën 1. E kemi bërë ne rrugën Shkodër-Theth. Kemi nisur rrugën Shëngjin-Velipojë. 3 akse strategjike. Karakterisika e përbashkët, na kanë nxirë jetën. Bashkia duhet të merret me shpronësimet. Bashkia na ka nxirë jetën. Kanë marrë më gjatë se rrugët e tjera. Sot, rruga Shëngjin-Velipojë është e bllokuar sepse nuk mbaron procesin e shpronësimit, edhe pse edhe lekët ia kemi dhënë ne. Kemi 2 projekte, ujësjellësi në Zogaj dhe në Shirokë. Financimet janë të qeverisë. Bashkia nuk jep lejen e ndërtimit. Dhe e thonë nën zë, deri në zgjedhje nuk ka leje ndërtimi,"-tha Edi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll