Politike

'Like Floriri'/ Meta ngre tonet ndaj Ramës: Floririn e dinë të gjithë, është në Surrel dhe jashtë vendit!

Kreu i PL-së e konsideroi kryeministrin një palaço.

8 Maj 2023, 21:32 Nga F.M

 

'Like Floriri'/ Meta ngre tonet ndaj Ramës: Floririn e dinë
Ilir Meta

 

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur 'like floriri' në fushatën e zhvilluar para 14 majit. I ftuar në "Çim Peka Live", Meta tha se floririn e dinë të gjithë që ndodhet në Surrel dhe jashtë vendit në banka off shore. Kreu i PL-së e konsideroi kryeministrin një palaço.

"Në vitin 2000, ish-drejtuesi i opozitës atëherë akuzonte se qeveria kishte vjedhur floririn në Krrabë. Unë kam nxjerrë urdhrin si kryeministër të verifikohet floriri te Banka e Shqipërisë. Kanë bërë verifikimin fizik dhe kthyen përgjigje që nuk ishte prekur. Pasi ka ardhur kjo përgjigje kam detyruar BSH dhe MB të bëjnë verifikim fizik dhe ka dalë ajo që ka dalë. Kjo çështje e këtij palaço. Kam një pyetje për çdo socialist e di shumë mirë që kjo histori e vitit 2000 dhe ky palaço në vitin 2000 u bë kryetar i bashkisë së Tiranës. Në vitin 2007 u bë prap. Në vitin 2013. Në 2017 kur u bëra president. Nga 2013 e kishte Ministrinë e Brendshme, me Saimir Tahiri dhe kompani pse nuk e hapi këtë çështje. Floriri e dinë të gjithë është në Surrel. Floriri është tek 400 milionë eurot e inceneratorëve. Unë denoncimet e mia i bëj me emër me mbiemër dhe me numra llogarie", tha Meta.

ilir met edi rama

Sondazh

Poll