Politike

Rita Ora dhe Ermal Meta morën para nga Bashkia? Rama: Janë krenaria e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama tha se kjo është një praktikë normale, që ndodh në të gjithë vendet e botës.

8 Maj 2023, 21:42 Nga k.m.
Rita Ora dhe Ermal Meta morën para nga Bashkia? Rama: Janë krenaria e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar artistët që mbështetën në fushatë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Në fjalën e tij gjatë emisionit "TPZ", kryeministri Edi Rama tha se kjo është një praktikë normale, që ndodh në të gjithë vendet e botës.

"Shumë më pak se në çdo kryeqytet të botësn edhe Bashkia e Tiranës jep fonde për të bërë një koncert. Ky që e bën këtë koncert, është këngëtar dhe mbush sheshin me të gjithë rininë. Pse nuk i meriton? Si në të gjithë planetin. Unë lexoj letrat dhe dokumentat që media ose nuk i lexon, ose i lexon përgjysëm. Kjo është të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash... Këngëtari vjen, paguhet nga Bashkia, vjen dhe mbjell një pemë. Ky është korrupsion? Meqë dha lekët bashkia, ku të mos mbjellë pemë. Unë flas në parim. Pse nuk e shihni ndryshe, duke thirrur Noizyn për të mbjellë pemë, sensibilizohen lidhur me mjedisin. Keni nxjerrë këtu dhe në këtë bisedë, fusni dy njerëz që janë krenari kombëtare (Rita Ora, Ermal Meta)? Pse nuk e mendoni ju për një sekondë të vetme që Ermal Meta e bën këtë gjë sepse e beson? Ata besojnë se lali Eri është personi që duhet mbështetur. Është e shëmtuar, është e ulët,"-tha kreu i qeverisë, Edi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll