Politike

Gjiknuri sulmon Boçin: Ka bërë gafa këtë fushatë. Disneyland në Elbasan? 2-3 ka gjithë bota

Damian Gjiknuri tha se kundërshtari i Gledian Llatjas ka bërë gafa në fushatën elektorale me ndërtimin e “Disneyland” në Elbasan.

8 Maj 2023, 22:48 Nga k.m.
Gjiknuri sulmon Boçin: Ka bërë gafa këtë
Damian Gjiknuri

ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Damian Gjiknuri sulmoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Luçiano Boçin. I ftuar sonte në emisionin "Top Story", Gjiknuri tha se kundërshtari i Gledian Llatjas ka bërë gafa në fushatën elektorale me ndërtimin e “Disneyland” në Elbasan.

“Luçiano Boçi ka bërë ca gafa politike, ndoshta nga zelli për të premtuar shumë.. Gafa të tipit do ndërtojmë një Disneyland në Elbasan, ku dy tre ka gjithë bota, të katërtin do e bënka Luçiano në Elbasan, apo mori një kompani bëri një marrëveshje 400 milion euro, me një kompani të huaj, futesh në internet kompania është status pasive. Gafa duket sikur elbasanllinjtë janë viti 90 por në fakt kanë parë botë, dinë si funksionon biznesi,”- tha Gjiknuri.

damian gjiknuri zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll