Politike

Veliaj tregon se për çfarë e vlerëson Belind Këlliçin: Na përzuri Sali Berishën nga fushata...

Erion Veliaj tha se Këlliçi, ndryshe nga Basha ka mbajtur qëndrimin e tij në fushatë dhe ka marrë zyra jashtë PD për të mos përfshirë Berishën në fushatë.

8 Maj 2023, 22:35 Nga k.m.
Veliaj tregon se për çfarë e vlerëson Belind
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku aktual, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj thotë se e vetmja meritë që i njeh rivalit të tij, Belind Këlliçi është distancimi që i ka bërë Sali Berishës në fushatë. Këtë ai e ka cilësuar si të vetmen gjë që vlerëson tek kundërshtari i tij në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

I ftuar sonte, në emisionin “Opinion”, Veliaj tha se Këlliçi, ndryshe nga Basha ka mbajtur qëndrimin e tij në fushatë dhe ka marrë zyra jashtë PD për të mos përfshirë Berishën në fushatë.

“E vlerësoj se deri diku e përzënë Sali Berishën nga fushata e Tiranës deri diku. Jo si Lul Basha, i cili e përfshiu se e dinte ndikimin në Tiranë. Këtë duhet ta njoh për meritë. Fakti që mori zyrë jashtë PD, dhe fati që nuk shihet me ta,”-tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll