Politike

Ilir Meta: Fitore e padiskutueshme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti

Meta tha se opozita do të arrijë fitore të padiskutueshme në 14 Maj.

8 Maj 2023, 21:33 Nga F.M
Ilir Meta: Fitore e padiskutueshme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e sheh opozitën fituese në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në zgjedhjet lokale të 14 majit. I ftuar në Çim Peka Live, Meta tha se opozita do të arrijë fitore të padiskutueshme në 14 Maj. Ai madje shtoi se kandidati i Partisë Socialiste në Sarandë do të dlaë i treti.

"Është e padiskutueshme fitorja në Tiranë, Durrës, Elbasan. Është një histori e përfunduar. Kam bindje dhe për Pogradecin dhe Korcën. Në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti. Opozita nuk ka humbur në 2021 por ishte e shitur. Opozita ka qenë e tradhëtuar ndërkohë që tani është një garë e vërtetë", tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll