ME VIDEO- La foshnjën e saj në makinë për të bërë pazar, shqiptarja dënohet me 6 muaj burg, del e përlotur nga Gjykata
Një kalimtar ka vënë re praninë e foshnjës në makinën e parkuar në parkingun e qendrës tregtare dhe ka njoftuar Policinë, ndërsa dy femrat me origjinë nga Shqipëria janë arrestuar.
SELANIK- Gruaja 22-vjeçare, e cila u arrestua dhe u akuzua se la fëmijën e saj katër muajsh në një makinë, në parkingun e një dyqani, për të bërë pazar me një shoqe, u dënua me gjashtë muaj burg. Sipas informacioneve, nëna shqiptare e foshnjës dhe shoqja e saj 27-vjeçare, e cila ishte drejtuesja e mjetit, e kishin lënë të miturën në makinë me dritaren gjysmë të hapur poshtë, për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaia. Një kalimtar ka vënë re praninë e foshnjës në makinën e parkuar në parkingun e qendrës tregtare dhe ka njoftuar Policinë, ndërsa dy femrat me origjinë nga Shqipëria janë arrestuar.
Siç ka dëshmuar personi që njoftoi Policinë, foshnja ishte mbyllur në makinë dhe flinte në ndenjësen e fëmijës, ndaj ajo mendoi se kishte ndërruar jetë dhe u thirr një ambulancë. Në momentin që nëna e tij shkoi në makinë, foshnja ishte zgjuar dhe po qante pa pushim.
Pasi u dënua, 22-vjeçarja e përlotur tha se që në momentin e parë ka kërkuar falje për gabimin që kam bërë me fëmijën tim dhe ka pohuar se nuk kishte ku ta linte.
“Nuk kisha ku ta lija dhe e mora me vete sepse im shoq ishte në punë. Nuk e mora me vete sepse ajo po flinte. E zuri gjumi teksa unë po e ushqeja,”- tha në gjykatë 22-vjeçarja, e cila pohon se e la fëmijën vetëm për gjysmë ore.
22-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve dhe ka deklaruar se i vjen thellësisht keq për atë që ka ndodhur, ndërsa po largohej nga gjykata sytë i kishte të përlotur. Drejtuesja e makinës 27-vjeçare, është lënë e lirë me urdhër verbal të prokurorit.
Sondazh
Inceneratori i Elbasanit, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar Alqi Bllakon dhe 7 të pandehurit e tjerë, ndahet çështja për Etleva Kondin
Alqi Bllako dhe Lefter Koka TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e is...
I riu 'ngre në këmbë' Policinë e Elbasanit/ Dhunoi dhe kërcënoi prindërit, shpallet në kërkim 34-vjeçari, po fshihet në mal
Foto ilustruese ELBASAN- Një 34-vjeçar ka 'ngritur në këmbë' Policinë e Elbasanit. I riu, i identifikuar me inicialet D.G.,...
Policia përgënjeshtron lajmin: Nuk ka asnjë të arrestuar në Tiranë të kërkuar nga drejtësia gjermane
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme u raportuar nga mediat se një 50-vjeçar është arrestuar, pasi kërkohej nga...
Aksident në Lezhë, makina përplas çiftin e turistëve
LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se një makinë ka përplasur...
Makina del nga rruga në aksin Kapshticë-Bilisht, plagoset shoferi 47-vjeçar
foto ilustruese DEVOLL- Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht. Drejtuesi i mjetit tip &ldq...
Iu gjetën aparatura të cilat përdoren nga agjentë spiunazhi, Gjykata e Elbasanit lë në burg Mikail Zorin
Mikail Zorin ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Mikail Zorin, i akuzuar për ngjarjen e ndodhur në uzinën e armë...
Vrasja e Ardian Nikulajt, gjykata në Britani jep vendimin për vajzën britanike, anëtare e grupit të Edmond Haxhisë
Harriet Bridgeman BRITANI E MADHE- Gjykatësi i çështjeve të ekstradimit në Londër, Michael Snow, pranoi lirimin me kusht t&...
Keni bërë plane për fundjavën? "Kapriçot" e motit, na presin ditë me shi dhe vranësira
SHQIPËRI- Kthjellime e vranësira do mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit gjatë fundjavës. Sh&eu...
FOTO/ 15-vjeçarit në Dibër i gjendet kallashnikov në banesë
Kallashnikov DIBËR- Një 15-vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur me kallashnikov. Në njoftimin e poli...
Dhunoi një grua dhe i vodhi çantën, policia arreston 36-vjeçarin e dënuar më parë
foto ilustruese KORÇE- Policia e Korçës ka arrestuar një 36-vjeçar, autor i tre vjedhjeve, me precedent të më...
