Aktualitet

Makina del nga rruga në aksin Kapshticë-Bilisht, plagoset shoferi 47-vjeçar

47 vjeçari, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga

5 Maj 2023, 15:10 Nga m.s
Makina del nga rruga në aksin Kapshticë-Bilisht, plagoset shoferi
foto ilustruese

DEVOLL- Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht. Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, 47-vjeç me inicialet A. Ç., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Sot në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, shtetasi A. Ç., rreth 47 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi A. Ç., i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident kapshticë-bilisht

Sondazh

Poll