Aktualitet

I riu 'ngre në këmbë' Policinë e Elbasanit/ Dhunoi dhe kërcënoi prindërit, shpallet në kërkim 34-vjeçari, po fshihet në mal

I riu, i identifikuar me inicialet D.G., ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kërcënoi me vdekje duke përdorur një armë zjarri tip kallashnikov.

5 Maj 2023, 16:42 Nga k.m.
I riu 'ngre në këmbë' Policinë e Elbasanit/ Dhunoi
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 34-vjeçar ka 'ngritur në këmbë' Policinë e Elbasanit. I riu, i identifikuar me inicialet D.G., ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kërcënoi me vdekje duke përdorur një armë zjarri tip kallashnikov. Por pas marrjes së denoncimit, i riu ka dalë nga banesa në fshatin Shushicë dhe është arratisur për në mal, ndërkohë që i janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak. Megjithatë Policia vijon punën për kapjen e 34 vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata për jetën, shpallet në kërkim 34 vjeçari. Policia sekuestron 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari. Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar dhe kanosur për jetën familjarët e tij, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në fshatin Shushicë. Shtetasi D. G. që kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, prindërit e tij, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit D. G. Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak. Vijon puna për kapjen e 34 vjeçarit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

elbasan

Sondazh

Poll